Shoqëria #OSSH është duke ndjekur me vëmendje të veçantë situatën e furnizimit me energji elektrike, në kushtet kur i gjithë vendi është përfshirë nga një mot i keq, kryesisht në veri.
Aktualisht rrjeti shpërndarës paraqitet i stabilizuar, pasi të gjitha linjat e tensionit të lartë 35kV janë në kushte optimale pune.
Gjithashtu, fiderat 20/10/6kV që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët dhe institucionet e rëndësisë së veçantë janë në funksion të plotë.
OSSH – Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka përmirësuar ndjeshëm kohën e riparimit të avarive falë mirëorganizimit të grupeve të punës dhe zbatimit të planit të masave për të përballuar me sukses dimrin