Mund të duket e çuditëshme, por ky maçok që shihni në video është pritësi i udhëheqësve nga e mbarë bota në zyrat kryeministrore londineze.
Maçoku Larry mban titullin zyrtar “Kryegjuetar në Zyrën e Kabinetit” në adresën më të rëndësishme në Londër, 10 Doëning Street.
Dikur një maçok rrugësh, dhe më pas i adoptuar, Larry është vendosur në zyrat kryeministrore londineze që në vitin 2011.
Edhe pas largimit të Kryeministres May, Larry do të vazhdojë të mbajë këtë “post të lartë”.