BallinaSport“Nuk e di nëse i pëlqente gruaja ime më shumë se unë…”,...

“Nuk e di nëse i pëlqente gruaja ime më shumë se unë…”, sulmuesi spanjoll thumbon presidentin e PSG-së

spot_img
spot_img

Sulmuesi spanjoll Jese Rodriguez nuk ka kujtime të mira nga koha e tij te PSG-ja. Futbollisti i cili aktualisht është pjesë e Sportingun, tha për podkastin e ‘Batmoëli’, se nuk kishte marrëdhënie të mira me Nasser Al-Khelaifi, duke shtuar me shaka, se presidentit të klubit francez ndoshta i pëlqente më tepër gruaja e tij, modelja Aurah Ruiz.   

“Presidenti as që donte të më shihte. Nuk e di nëse i pëlqente gruaja ime më shumë se unë… Unë mund të fitoja mirë, por ata më trajtuan shumë keq. Aty kuptova se Real Madridi është klubi më i mirë në botë në çdo gjë, ndihesha sikur kisha të bëja me një djalë që është miliarder dhe i përdor lojtarët si budallenj”, shpjegoi 31-vjeçari. 

JESE

Jese mbërriti te PSG në vitin 2016, pasi nënshkroi nga Real Madrid për 25 milionë euro.

“Meqenëse nuk po merrja shumë minuta, mendova të shkoja në Paris, të luaja. Emeri ishte trajneri dhe ishte ai që më thirri. 

Ata e përmirësuan kontratën që kisha me Real Madridin, më paguanin shumë më tepër. Ishte pak më pak se 5 milionë euro bruto. Unë debutova në PSG me një pasim për golin e fitores, por më pas isha jashtë fushës për dy muaj për shkak të apendiksit,”- tregon ai. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular