BallinaBotaAkuzohet për mashtrimin më të madh bankar në botë, Apeli lë në...

Akuzohet për mashtrimin më të madh bankar në botë, Apeli lë në fuqi dënim me vdekje për manjaten vietnameze! 68-vjeçarja në “garë” me kohën për të shpëtuar jetën e saj, ja shansi i vetëm që ka

spot_img
spot_img

Manjatja vietnameze e pronave Truong My Lan ka humbur apelimin e saj kundër vendimit të dënimit me vdekje të dhënë ndaj saj për organizimin e mashtrimit më të madh bankar në botë.

68-vjeçarja tani është në një “garë” për jetën e saj, sepse ligji në Vietnam parashikon që nëse biznesmenja mund të paguajë 75% të asaj që mori, dënimi i saj do të ndryshohet me burgim të përjetshëm.

Në prill, gjykata zbuloi se Truong My Lan kishte kontrolluar fshehurazi Saigon Commercial Bank, huadhënësi i pestë më i madh në vend, dhe kishte marrë hua dhe para për më shumë se 10 vjet përmes një rrjeti kompanish guaskë, që arrinin në një total prej 44 miliardë dollarësh.

Nga këto, prokurorët thonë se, 27 miliardë dollarë u përvetësuan dhe 12 miliardë dollarë u gjykuan se ishin përvetësuar, krimi më i rëndë financiar, për të cilin ajo u dënua me vdekje.

Megjithëse ajo u rrëzua në Apel, mund të shmangë ekzekutimin nëse mbledh 9 miliardë dollarë, tre të katërtat e 12 miliardë dollarëve që përvetësoi.

Gjatë gjyqit të saj, Truong My Lan tha se ndihej e turpëruar dhe se e vetmja gjë që mendon tani është të kthejë atë që ka marrë.

E lindur në një familje kinezo-vietnameze në qytetin Ho Chi Minh, Truong My Lan filloi si shitëse tezgash në treg, duke shitur kozmetikë me nënën e saj. Ajo filloi të blinte toka dhe prona pasi Partia Komuniste prezantoi reformën ekonomike në vitin 1986. Në vitet 1990, ajo zotëronte një portofol të madh hotelesh dhe restorantesh.

Kur u dënua në prill, ajo ishte kryetare e një firme të njohur të pasurive të paluajtshme, Van Thinh Phat Group. Ishte një moment dramatik në fushatën kundër korrupsionit “Blazing Furnaces” të udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i Partisë Komuniste, Nguyen Phu Trong.

Të gjithë 85 të pandehurit e tjerë u dënuan. Katër u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa të tjerët u dënuan me burgim nga 20 deri në tre vjet me kusht. Burri dhe mbesa e Truong My Lan u dënuan respektivisht 9 dhe 17 vjet burg.

Banka Shtetërore e Vietnamit besohet se ka shpenzuar shumë miliarda dollarë për të rikapitalizuar Saigon Commercial Bank për të parandaluar një panik më të gjerë bankar. Prokurorët argumentuan se krimet e saj ishin “të mëdha dhe pa precedentë”.

Avokatët e Truong My Lan thanë se ajo po përpiqet që sa më shpejt të gjeë 9 miliardë dollarët e nevojshëm. Por arkëtimi i aseteve të saj ka qenë i vështirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular