BallinaSocialeKoçiu: Me Buxhetin e vitit 2025, rrisim më tej mbështetjen për personat...

Koçiu: Me Buxhetin e vitit 2025, rrisim më tej mbështetjen për personat me aftësi ndryshe

spot_img
spot_img

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në aktivitetin “Fuqizimi i Zërave; angazhimi i Shqipërisë për një shoqëri më gjithëpërfshirëse”, organizuar nga Presidenti i Republikës në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave më Aftësi të Kufizuar.
Ministrja Koçiu theksoi se “sot është dita për të parë në sy gjithësecilin e sidomos personat me aftësi ndryshe dhe për t’u thënë që po, ne na keni pranë, jemi pranë jush dhe do të bëjmë më të mirën. Zëri juaj është dëgjuar me të gjithë fuqinë e tij dhe do të vijojë të dëgjohet”.
Gjatë fjalës së mbajtur, Koçiu u ndal te programet e mbrojtjes sociale, rritja e mbështetjes financiare për Personat me Aftësi të Kufizuara si dhe për herë të parë, përfshirja e figurave të reja profesionale.
“Kemi rritur hap pas hapi numrin e programeve, qendrave rezidenciale, qendrave komunitare, qendrat e riaftësimit apo shërbimet e tjera të vendosura në funksion të personave me aftësi ndryshe. Duke nisur nga viti 2025 falë edhe buxhetit edhe më të rritur në pjesën e mbrojtjes sociale do të jemi të rrisim më tej mbështetjen në shumë dimensione ku do të financojmë përfshirjen e figurave të reja profesionale gjithashtu si Operatori Social-Shëndetësor, Familje Kujdestare; Punonjësit e Kujdesit Social dhe Ndihmësit Personal si dhe asistentit personal”, deklaroi ajo.
Gjithashtu, Koçiu nënvizoi se është mundësuar përmirësimi i infrastrukturës në spitale, poliklinika, qendra shëndetësore me qëllim përmirësimin dhe përshtatjen e kushteve të infrastrukturës publike për personat me aftësi të kufizuar.
“MSHMS do të vijojë të bëjë akoma më shumë për të marrë përsipër të gjitha angazhimet që i takojnë, por edhe për të lehtësuar në të përditshmen të gjithë personat me aftësi ndryshe. Përpjekja për të integruar në të gjithë sektorët e jetës personat me aftësi ndryshe ecën paralel dhe është e pandashme nga përpjekja jonë për të ndërtuar një shoqëri europiane”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular