Fatjon Softa, ekspert sigurie tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Informacion se bastet ilegale janë të shtrira në shumë qytete, por fenomeni është më dominues në Tiranë.
Sipas Softës, bastet online duhet të jenë të kontrolluara dhe se policia duhet të shkojë tek financuesit dhe jo tek përdoruesit.
Është problem shqetësues dhe këto operacione të organizuara herë pas herë nga policia janë vetëm fragmente të punës së policisë për të ndaluar një fenomen i cili tashmë është i gjerë dhe i shtrirë. I shtrirë kryesisht në qytetin e Tiranës, por nuk mungon Shkodra, Durrësi apo dhe qytete të tjera.
Po arrestojmë ata që janë përdorues e këtyre rrjeteve, sistemeve, basteve, nuk po merremi me ata që janë organizuesit, financuesit sepse ju e thatë, po shkakton dëm ndaj buxhetit të shtetit.
Sot nuk është nevoja të jenë serverat brenda ambienteve të tyre, përdorin Laptop, celularët sepse serverat janë spostuar, mund të jenë në Spanjë, mund të jenë brenda territorit. Problemi është tek serverat që i organizojmë. Kapim përdoruesit sikurse dhe rasti i operacioneve që u organizuar nëpër shkolla për lëndët narkotike.
Problemi zgjidhet dhe dy forma. Të rikthehen bastet online, të jenë të kontrolluara dhe monopol i shtetit të mos jetë monopol privat. Janë të ardhura që kontrollohen mund të rigjenerohen në ekonomi aty ku ka më shumë nevojë.
Sistemi është online, dhe financuesit e serverëve apo linqeve, ai që fiton gjen mënyrën për t’i tërhequr paratë. Pra nëpërmjet këtyre personave që mund të arrestohen, por mirë është të mos arrestohen po të mbahen në vëzhgim që të depërtohet.
I kanë ato grupe që kanë financa të paimagjinueshme të cilët i qarkullojnë dhe i lëvizin dhe kanë dhe një mënyrë për të shumëfishuar paratë e tyre. Bastet nuk janë ndaluar ndonjëherë. Kanë ekzistuar gjithmonë, ka qenë e licencuar apo jo.
Këto të ardhura kanë përfshirë persona që janë të veshur me kostum shtetëror dhe me atribute në funksionet e shtetit.
Kujtojmë rastin e Martinajt, e kontrollonte këtë lloj industrie.