BallinaAktualitet“Rotacioni duhet brenda partive”- Situata politike, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë:...

“Rotacioni duhet brenda partive”- Situata politike, kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Duhet të ketë konkurrencë! Reforma në drejtësi ka frenuar njerëz në qeveri

spot_img

Kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Grant Van Cleve foli edhe për situatën politike në vend, duke thënë se ashtu si në biznes duhet të ketë konkurrencë.

Sipas tij, fakti që opozita është e ndarë, kjo e bën më të vështirë konkurrencën.

“Ne kemi nevojë për konkurrencë që krijon cilësi. Nëse opozita është e dobët apo është ndarë e vështirëson konkurrencës.

Janë disa njerëz shumë të mirë në qeveri, por prapë nëse nuk ke konkurrencë si në biznes, në një vend me monopol, cilësia nuk rritet”, tha në Open Grant Van Cleve.

Sa i takon reformës në drejtësi, ai tha: “E vetmja gjë që dimë të sigurt është që ka krijuar problemet afatshkurtër, në kuptimin që njerëz në qeveri janë frenuar.  Në përgjithësi është një reformë që na duhet”.

Ai u shpreh se Shqipëria duhet të kishte ecur edhe më shpejt, por duhet edhe durim.  “Shqipëria ka ndryshuar, nuk është ajo që ka qenë. Ka një cilësi në disa gjëra. Nëse duhet një rotacion nuk është parti për parti, por brenda partive. Në të dy krahët është duke u drejtuar nga të njëjtët persona. Mirë është të ndërrohen”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular