Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare me Malin e Zi deri në Zogaj.
Rama shkruan se po punohet me ritme të shpejta, duke shtuar se Shirokë-Zogaj hapet praktikisht si rrugë e re mbi një shteg ekzistues.
Ndërkohë, theksoi se i gjithë segmenti nga Shiroka në vazhdim do të ketë edhe trotuar dhe korsi biçikletash
Postimi i plotë:
👷♀️👷♂️🏗️Në kantierin e punës në rrugën Shirokë – Zogaj, po punohet me ritme të shpejta, ku aktualisht është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare deri në Zogaj🤝
🛣️Pjesa e fundit e rrugës Shirokë-Zogaj-pikë e re kufitare me Malin e Zi kalon mbi fshatin Zogaj, por hapet praktikisht si rrugë e re mbi një shteg ekzistues, ndërkohë që i gjithë segmenti nga Shiroka në vazhdim do të ketë edhe trotuar dhe korsi biçikletash🚴🚵🌲🌳🏡
#KrenarPërShqipërinë🦅♥️
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱