BallinaKronikeZbërthimi i aplikacionit “Matrix”/ Gazetarja Lala: Eurojust pranon se e kanë përdorur...

Zbërthimi i aplikacionit “Matrix”/ Gazetarja Lala: Eurojust pranon se e kanë përdorur edhe kriminelë shqiptarë! Mund të përdoret në çdo telefon, ja sa kushton

spot_img

Pas “SkyECC” dhe “EnchroChat”, një tjetër aplikacion është zbërthyer nga autoritetet ligjzbatuese ndërkombëtare. Bëhet fjalë për “Matrix”, i cili është përdorur nga grupet kriminale, madje edhe nga shqiptarët.

Gazetarja Klodiana Lala thotë se gjuha shqipe është prezente në këtë aplikacion.

“Janë autoritetet holandeze që kanë ngritur alarmin. Patjetër që edhe gjuha shqipe është prezente. Sigurisht që në Sky Ecc gjuha shqipe ka qenë kryesore, kjo nuk ndodh në Matrix, por ka patur kriminelë shqiptarë që kanë folur në këtë platformë”, tha Lala në emisionin “Open” në News24.

Po ashtu, Lala tha se ka kontaktuar me Eurojust: Nga Eurojust na u tha se kane suportuar autoritet franceze dhe holandezë sa i përket zbërthimit të aplikacionit Matrix. Nuk jemi në gjendje për të dhënë detaje në lidhje me përmbajtjen e mesazheve apo profileve të personave që e kanë përdorur këtë aplikacion. Do kemi një përgjigje sa i përket investigimeve për këtë çështje”.

Gjithashtu gazetarja Lala deklaroi se “Ata e pranojnë që ka shqipfolës që e kanë përdorur këtë aplikacion”.

Klodiana Lala shpjegoi se ky aplikacion mund të përdoret në çdo telefon.

“Ka një shërbim që shkon nga 1300-1600 euro apo edhe më shumë për abonimet 6 mujore”, tha gazetarja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular