BallinaBotaKreu i forcave të armatosura britanike paralajmëron: Bota është në prag të...

Kreu i forcave të armatosura britanike paralajmëron: Bota është në prag të epokës së tretë bërthamore

spot_img

Bota është në prag të një epoke të tretë bërthamore, kështu ka paralajmëruar kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.

“Bota ka ndryshuar,” tha Admirali Sir Tony Radakin në një leksion të mërkurën në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara në Mbretërinë e Bashkuar.

“Fuqia globale po zhvendoset dhe një epokë e tretë bërthamore është përpara nesh.

“Kjo epokë e tretë bërthamore, e cila është “në agim”, vjen nga dilema të shumta me teknologjitë bërthamore të përhapura dhe shkatërruese, dhe mungesa pothuajse totale e arkitekturave të sigurisë”, tha kreu i forcave të armatosura britanike, shkruan CNN.

Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe konfliktet e shumta në Lindjen e Mesme kanë përmbysur stabilitetin global, tha ai ndër të tjera. Vendosja e trupave të Koresë së Veriut në kufirin e Rusisë me Ukrainën ishte “zhvillimi më i jashtëzakonshëm” i vitit, tha ai.

Sipas tij zhvillimet e fundit sç janë përdorimi i dronëve të furnizuar nga Irani dhe kërcënimet e Rusisë për të armatosur rebelët Houthi të Jemenit në hakmarrje ndaj mbështetjes së Ukrainës nga Perëndimi janë mjaft kritike për zhvillimet e luftës, e cila po merr tashmë përmasa globale.

Në nëntor, Rusia përditësoi doktrinën e saj bërthamore , dy ditë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden i dha Ukrainës lejen për të goditur objektivat brenda Rusisë me armë të prodhuara nga Amerika.

Pavarësisht kësaj, Radakin beson se ekziston vetëm një “shans i largët” që Rusia të sulmojë ose pushtojë NATO-n, pasi ajo e di se “përgjigja do të ishte dërrmuese, qoftë konvencionale apo bërthamore”.

“Strategjia e parandalimit nga NATO po funksionon,” tha shefi i forcave të armatosura.

“Por NATO duhet të mbahet e fortë dhe të forcohet kundër një Rusie më të rrezikshme.”

Shqetësimi global po e ndan botën në tre grupe, tha Radakin. Në një grup janë shtetet autoritare “që kërkojnë të sfidojnë rregullat globale”, duke përfshirë Rusinë, Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin.

Në të dytën janë “kombet përgjegjëse”, kryesisht duke përfshirë demokracitë, por edhe monarkitë e Gjirit dhe të tjera që janë “të përkushtuara për partneritet dhe për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në botë”, vazhdoi ai.

Grupi i tretë përbëhet nga vende që “qendrojnë mes dy grupimeve për përfitim maksimal”, tha Radakin.

Vendet e NATO-s duhet të mbajnë një avantazh ndaj kundërshtarëve të tyre në mënyrë që t’i mposhtin ata, shtoi ai.

Në tetor, një sulm izraelit në Iran shkatërroi aftësinë e Teheranit për të prodhuar raketa balistike për një vit dhe “shkatërroi pothuajse të gjithë sistemin e mbrojtjes ajrore të Iranit”, tha ai.

“Në këtë kuptim, Rusia po na tregon se si të mos luftojmë. Dhe Izraeli, në përgjigjen e tij ndaj Iranit, na ka treguar avantazhin joproporcional të mënyrave moderne të luftimit”, tha Radakin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular