BallinaAktualitetNë arrest shtëpie/Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Malltezit! Shkak...

Në arrest shtëpie/Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Malltezit! Shkak…

spot_img

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit, i cili kundërshton masën e sigurisë ‘arrest në shtepi’ të vendosur nga Gjykata e Posaçme, lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se kërkesa është rrëzuar për shkak të mosformimit të shumicës së nevojshme vendimmarrëse prej 5 gjyqtarësh.

Kujtojmë se pas dorëheqjes së Elsa Toskës, ky institucion i drejtësisë mbetei me 8 anëtarë nga 9 që kishte në organikë.

VENDIMI

Në datën 05.12.2024, Gjykata Kushtetuese ( Gjykata) mori në shqyrtim çështjen me kërkues Jamarbër Malltezi, me objekt shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 116, datë 23.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, Gjykata, bazuar në nenin 73, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, vendosi rrëzimin e kërkesës, për shkak të mosformimit të shumicës së nevojshme vendimmarrëse prej 5 gjyqtarësh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular