Sot më datë 06.12.2024, ne Hotel Plaza, Tiranë, Salla Standard, K – II nën organizimin e disa Shoqatave dibrane dhe të një grupi shkencëtarësh të vendit do te mbahet Konferenca kombëtare ‘’INTELEKTUALËT DHE SHOQËRIA CIVILE KUNDËR SKAVICËS’’, ku u prezantua dhe vepra studimore e këtyre shkencëtarëve, nëse humbet apo përfiton vendi ynë me Ndërtimin e Veprës Hec Skavicë. Të vetëdijshëm tashmë në kërkimet tona shkencore me bazë aplikative, ne intelektualët dhe akademikët shqiptarë, përfaqësues dhe mbrojtës me baza shkencore të një analize kosto përfituese (cost benefit analyse – CBA) për Hec-in Skavicë, u parashtrojmë aktorëve politikbërës, faktorëve vendimmarrës, qendror e lokal Rezolutën në vijim, ku kemi parashtruar idetë thelbësore – si mekanizma me përmasa ndikuese të jashtëzakonshme negative në ndërtimin e Veprës Skavica për faktin se:
1. Nuk quhet normale që veç 99% të burimeve energjetike prej ujit të vazhdojmë të marrim ende energji prej ujit, siç po duam të marrim akoma më ujë nga Lumi Drin?! Kur e marrim me pesë Hec-e në kaskadën e këtij lumi në mbi 60% të gjatësisë së tij, kur i marrim mbi 76 hece në derdhjet e lumenjve ushqyes të tij, pse duhet edhe Skavica – që ta vdesë krejt si lumë natyror.
2. Nuk është dëgjuar që një lumë të kthehet i tëri në Liqen nga ku buron deri atje ku derdhet!? Mbasi ndërtohen mbi 1260 Hec-e të vegjël që lë pa pikë uji të pijshëm mbi 500 mijë banorë me potencial rreth 500MW, pse do të ndërtohet edhe një Hec Skavicë me përmbytje e zbythje banorësh prej 20,000 të tillë.
3. Edhe nëse ka një interes publik, ku shteti dhe privati përfiton diçka, ai është shumë më i vogël se humbja që pëson interesi publik, sepse po të llogaritësh kostot mjedisore të humbura, direkte dhe indirekte, të brendshme dhe të jashtme, pa dyshim kostoja e përfitimit nga kompania dhe shteti është shumë, shumë më e vogël se ajo që shteti humb, por veçse nuk llogariten! Kur të pllaksosë varfëria mjedisore, shpërnguljet në masë atëherë do të shihet dëmi real.
4. Në USA është llogaritur që rreziku i shpërthimit të digave është më i rrezikshëm edhe se bombat atomike, sepse nëse shembet diga e sipërme i merr me vehte të gjitha të tjerat më poshtë dhe përmbytja shkon deri në Venecia. Por, ç’është më e keqja, toka e Dibrës ku duan me ndërtu digën, ka në thellësi dhe anash shtresa që janë jashtëzakonisht të paqëndrueshme dhe të filtrueshme.
5. Çmimi i Digës mund të shkojë deri në 2,2 miliardë euro. Me dy miliardë euro mund të përfitohen 5000 MW energji, me anë të energjisë diellore, ndërsa Skavica mund të shkojë maksimum 200 MW.
6. Skavica me fuqi prej 200MW kërkon digë prej 445m dhe përmbyt 16,000 ha. Pra, 1 MW energji nga Skavica kërkon ose pushton 80ha. Kur një digë apo një liqen për prodhim energjie quhet rentabël kur 1 MW prodhohet për 10-12 ha tokë. Kësisoj, për çdo MW humbasim 80 ha tokë bujqësore, livadhe, zhure, troje,
7. Me 20 mijë ha përmbytje humbasim përjetësisht histori (11 qytete peneste), mbi 20 mijë zhvendoje të njerëzve të lidhur direkt dhe me mbi 20 mijë të tjerë të lidhur indirekt dhe po mbi 20 mijë që humbasin shansin për tu kthyer në tokat e tyre, si dhe vendet me 19 beteja të Skënderbeut kundër pushtueseve osman.
8. Projekti Skavicë nuk ngjet me një vepër ndërtimore tip autostrade le të themi, ku përfitimi është kryesisht publik shqiptar dhe më gjerë. Hec-i Skavicë është sipërmarrje private dhe si i tillë Projekti Skavicë është projekt i pastër tregtar, dhe aspak publik, sepse në fund të fundit energjia e fituar do të futet në rrjetin ndërkombëtar 400kV dhe më pas në Bursën e Beogradit dhe Vjenës, nga ku do të mund të kuotohet me vlerën përkatëse, dhe ne shqiptarët e blejmë njësoj, si ta kemi si mos ta kemi në vendin tonë, ku ne veçse marrim dëmet mjedisore dhe shëndetësore.
9. H/C i Skavicës nuk do të luajë aspak rolin e një rregullatori për hidrocentralet ekzistuese, sikundër shprehet GJK, sespe rolin e rregullatorit e luan Liqeni i Ohrit së bashku me dy liqenet e tjerë natyrorë, si Prespën e Madhe dhe Prespën e Vogël. Sepse, shirat e rënë mblidhen dhe menaxhohen natyralisht pesë herë më shumë apo më mirë në digat natyrore të sipërpërmendura sesa në ato artificiale dhe kupton se prurjet ujore në digat artificiale Skavicë – Kukës – Koman – Vau i Dejës – Ashtë – Bushat mbërthehen në sipërfaqe ujëmbledhëse pesë herë më të vogla se ato natyrore (Liqeni i Ohrit dhe Prespat).
10. H/C i Skavicës nuk ka kurfarë ndikimi për pjesën nën Ashtë, sepse dimë që Lumi Drin, një sasi prej 25% të ujit të vet e kalonte, jo drejt Bunës, por drejt Gjadrit dhe ndërtimi i H/c të Ashtës bëri që ai të kthehej i tëri drejt Bunës, plus përmbytjet që vijnë nga Komani, nga Vau i Dejës dhe ato që vijnë nga lumi Kir e Moraçe. Pra, përmbytja vjen edhe prej vetë Bunës. Kësisoj, situata në Shkodër përkeqësohet nga ato prurjet që s’kanë pikë lidhje me lumin Drin i Zi, si ato të Bunës dhe 13 lumenjtë pas Fierzës.
11. H/C i Skavicës nuk ndikon aspak në përmbytjet në Nëshkodër. Kësisoj nuk do të minimizojë aspak përmbytjet në fushën e Nënshkodrës, sepse sikundër është tjerrur e tjerrur në këtë libër studimor, nuk është Drini i Zi konstant që ndikon në Vaun e Dejës që më pas sjell përmbytjen në Nënshkodër, por janë 13 lumenjtë që derdhen në lumin Drin pas Fierzës.
12. H/C i Skavicës nuk do t’i jap fund dëmeve të shkaktuara nga derdhjet e ujit, sepse dëmet e ujit në Nënshkodër vijnë nga 13 lumenjtë, plus lumin Kir plus lumin Morac, për shkak të prerjes së pyjeve në Alpet shqiptare, ku uji vjen me shpejtësi të madhe në njësinë e kohës drejt lumit Drin pas Fierzës dhe në Bunë plus edhe devijimin e lumit Drin nga shtrati i Gjadrit, sikundër e shpjeguam më lart.
13. H/C i Skavicës nuk do të krijojë vende pune e mundësi ekonomike për komunitetet vendase, sepse një hec i tillë sikundër në ato që kemi sigurojnë jo më shumë se 10-15 vende pune në turn, ndërkohë që një shtrat turistik sipas BB siguron katër vende pune, ose vetëm një hotel turistik siguron po kaq vende pune sa H/C Skavicë, po qindra hotele nëse zona të ushtrojë aktivitet turistik.
14. H/C Skavicë nuk është i justifikuar me nevojën për të siguruar burime të mjaftueshme të energjisë elektrike për nevojat e popullatës për faktin se vendi ynë ka projektuar dhe së shpejti merr frutet energjitike prej 1260 Heceve që së shpejti vihen të gjitha në punë.
15. Vendi ynë po përdor në fakt gjithnjë e më shumë alternativa energjie si atë solare në Karavasta, të fermave të erës në Lezhë dhe Karaburun, dhe Pogradec-Ersekë, etj.
Skavica nuk duhet ndërtuar, sepse:
1.Digat në Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës janë të ‘inkastruara’ në shkëmbenj të fortë e të kapur si darë në shkëmbinjtë gëlqerorë silicorë pelalgjik dhe në rreshpe argjilore, ndërsa në Skavicë, Diga inkastrohet në shkëmbenjë me filtrim të lartë……
2. Ajo nuk përngjet me kaskadën e digave të njohura mbi lumi Drin, ku niveli i ujit ngrihet brenda kanionit shkëmbor, ndërkohë që këtu niveli i ujit ngrihet mbi fusha bujqësore dhe mbi jetë njerëzore;
3. Ajo nuk ndikon aspak ose nuk lot rol fare – fare në përmbytjet e zonës së Nënshkodrës, sepse janë 13 lumenj të tjerë si Moraca dhe Kiri mbi Bunë, si dhe lumenjtë e Shalës, e Nikaj Mërturaj dhe të Valbonës që derdhen nën Fierzë ose mbi Koman.
4. Drini i Zi e ka vendosur ekuilibrin e vet natyror me Fierzën, qysh kur ai komandohet në mënyrë natyrore nga portat e Liqenit të Ohrit në Strugë, si dhe nga dy diga apo Liqene të tjerë në territorin e Maqedonisë së veriut;
5. Në zonën nga Struga deri në Kukës bien mesatarisht 910mm reshje / vit, nga 1910 mm që bien nga Kukësi në Vaun e Dejës,
6. Në zonën nga Struga deri në Kukës janë 60-80mm në ditë, ndërsa në basenin përtej Kukësit janë 200-260mm ditë, pra, rreth 3-4 herë në sasira më të mëdha.
7. Drini i Zi me sipërfaqe të pellgut 4580km2 e ka modulin e rrjedhjes së ujit prej 16,3 l/sek për km2 , kurse Drini në Vaun e Dejës me sipërfaqe 13,650km2 e ka modulin e rrjedhjes 23,7 l/sek/km2
8. Zgjatje e plotave deri në Kukës janë tre ditë, ndërsa në Vaun e Depës janë 6 ditë, pra, dy herë më të vogla.
9. Koeficienti i përshkueshmërisë në malet e Alpeve shqiptare është më e madhe se 2000md, ndërsa në basenin Strugë – Kukës është 600 deri në 900md, pothuajse tre herë më e vogël.
Për sa më sipër,
Do të donim fort që Shteti i sotëm shqiptar të trajtojë me konsideratën më të lartë kërkesat që dolën në këtë Konferencë dhe me anë të kësaj ‘’Karte të Bardhë – Rezolute’’ iu drejtohemi juve si persona kyç të vendit që të gjithë së bashku të bëjmë të mundur që mos të nguli këmbë për ndërtimin e veprës skavicë, por përkundrazi të këmbëngulim që ajo të mos ndodh në të mirën për vendin tonë.
SHOQATA ‘ALEANCA PËR DIBRËN’
LËVIZJA INTELEKTUALE PËR KUNDËRSHTIMIN E SKAVICËS
SHOQATA ‘ÇIDHNA DHE KASTRIOTËT’
BASHKËSIA DIBRANE TIRANË
SHOQATA BULQIZA
SHOQATA ‘GRUPI I TË RINJVE DIBRANË KUNDËR SKAVICËS’
AKADEMIA ‘RRËNJËT TONA’,
GRUPI I SHKENCËTARËVE ‘SKAVICA JO’
Betejat civile që Drini i Zi të mbetet lum/Mbahet sot konferenca – Intelektualët dhe shoqëria civile kundër Skavicës
RELATED ARTICLES