BallinaAktualitet“Të gjithë para drejtësisë”, Basha: Projekti kriminal për TK synon grabitjen e...

“Të gjithë para drejtësisë”, Basha: Projekti kriminal për TK synon grabitjen e miliona eurove nga Rama

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me projektin për prishjen Teatrit Kombëtarë dhe proopozimit që u është bërë të gjithë ndërtuesëve dhe arkitektëve për t’u bërë pjesë e projektit të ri.

Përmes një statusi në Facebook, Basha u ka bërë thirrje të gjithë ndërtuesve, arkitektëve dhe atyre që do të bëhen pjesë e kësaj afre korruptive se sado para të marrin do të përgjigjen të gjithë përpara ligjjit dhe drejtëisë.

Statusi i Bashës

Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psiqik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.

Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike.

Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular