Mediat greke kanë publikuar foton e 32-vjeçares, e cila u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj shqiptar në Greqi.
Sipas burimeve policore, krimi ka ndodhur brenda banesës përdhese të çiftit. Sipas pretendimeve të 39-vjeçarit që ka rrëfyer në polici, gjithçka ka ndodhur kur gruaja e tij ka marrë një telefonatë nga një mik i përbashkët dhe ka hyrë në tualet për të folur me të.
Burri dëgjoi telefonatën dhe, siç i tha policisë, u zemërua duke menduar se po e tradhtonte me shokun e tij dhe i verbuar nga xhelozia, e vrau duke e goditur me çekiç në kokë dhe më pas e mbyti me duart e tij.
Ai më pas e mbështolli trupin e saj të pajetë në një çarçaf dhe najlon dhe e fshehu në papafingo.
Po sipas mediave greke në banesë në momentin e krimit kanë qenë edhe dy fëmijët e çiftit, 9 dhe 12 vjeç, të cilit ishin duke fjetur.