BallinaAktualitet70-vjetori i Asamblesë së Përgjithshme të Atlantikut të Veriut, Xhemal Gjunkshi: U...

70-vjetori i Asamblesë së Përgjithshme të Atlantikut të Veriut, Xhemal Gjunkshi: U shkëmbyen qëndrime mbi sfidat në fushën e mbrojtjes

spot_img

Ish-deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka qenë pjesë e organizimit për 70-vjetorin e Asamblesë së Përgjithshme të Atlantikut të Veriut, ku morën pjesë edhe hierarkitë më të larta politike, ushtarake dhe diplomatike të vendeve aleate të NATO-s.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjunkshi shkruan se gjatë konferencës u shkëmbyen qëndrime, ide dhe përvoja lidhur me sfidat dhe kauzat që përballon sot kjo aleancë e madhe për lirinë dhe mbrojtjen.

“Në kuadër të 70-vjetorit të Asamblesë së Përgjithshme të Atlantikut të Veriut (ATA), morën pjesë hierarkitë më të larta politike, ushtarake dhe diplomatike të vendeve aleate të NATO-s. Pata mundësinë të takoj kolegë dhe miq të mi nga forcat e armatosura, si dhe diplomatë karriere të Aleancës së Atlantikut Verior.
Gjatë konferencës u shkëmbyen qëndrime, ide dhe përvoja lidhur me sfidat dhe kauzat që përballon sot kjo aleancë e madhe për lirinë dhe mbrojtjen, siç janë gjeopolitika dhe përballjet ekonomiko-politike midis SHBA-së dhe Europës, politikat e bashkëpunimit dhe partneritetit mes vendeve aleate, si dhe sfidat e tjera të sigurisë globale”, shkruan ai.

NATO është e përgatitur në sinkron si një familje e madhe, për përballimin e të gjitha sfidave!

Kënaqësi të marr pjesë në 70 Vjetorin e ATA-s (Atlantic Treaty Association) dhe të përfaqësoja Shqipërinë në këtë ngjarje të rëndësishme, në cilësinë e Zëvendës Presidentit të ATA-s. Takimet e konferencës nisën në Komandën Supreme Operacionale të NATO-s SHAPE në Belgjikë (Supreme Allied Commander Europe, SACEUR).

– [ ] Fjalën përshëndetëse e mbajti Supreme Allied Commander Europe, SACEUR General Christopher Cavoli. Në konferencën solemne tre ditore marrin pjesë Presidentet e ATA, personalitete të larta politike, Ushtarakë të Lartë Madhorë. Komanda Supreme ka të gjitha planet strategjike për të siguruar paqen, për të përballuar emergjencat, për të parandaluar dhe për të menaxhuar krizat, për të mbrojtur të gjithë territorin e Aleancës nga Veriu në Jug dhe nga Lindja në Perëndim, duke vepruar në sinkron si një familje e madhe.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular