BallinaKronikeU hodh në lumin Bunë për t’i dhënë fund jetës, dy efektivët...

U hodh në lumin Bunë për t’i dhënë fund jetës, dy efektivët shpëtojnë 75-vjeçarin! U futën në ujë me uniformën e policisë dhe…

spot_img

Dy efektivë të policisë së Shkodrës i kanë shpëtuar jetën një 75-vjeçari, që ishte hedhur një lumin Bunë për t’i dhënë fund jetës.

I moshuari është pikasur në ujin e ftohtë të lumit Buna nga qytetarë të rastit, të cilët kanë njoftuar policinë.

Dy efektivët, Kristi Koçeku dhe Samet Qotaj sapo mbërritën në vendngjarje u hodhën në ujë të veshur me uniformën e policisë, duke arritur që të nxjerrin nga lumi Bahri Gërbetin.

Ndërkohë, 75 vjeçari deklaroi se ishte hedhur në ujë për t’u mbytur sepse kishte disa probleme.

“Desha të mbytem sepse kam problemet personale”, mësohet të ketë thënë shkurtimisht 75-vjeçari në deklaratën paraprake.

Bahri Gërbeti është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmën e parë mjekësorë ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bahri Gërbeti 1
Bahri Gërbeti 2
Bahri Gërbeti 4
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular