BallinaLifestyleMiriam Cani dhe Alban Skënderaj do bëhen sërish prindër? Foto që ngriti...

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj do bëhen sërish prindër? Foto që ngriti dyshime dhe heshtja e këngëtares

spot_img

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, një nga çiftet më të dashura të skenës muzikore shqiptare, shpesh ndajnë momente të veçanta nga jeta e tyre personale me ndjekësit në “Instagram”.

miriam cani alban skenderaj9

Së fundmi, çifti ka publikuar video festive, duke treguar se atmosfera e festave ka mbërritur edhe në shtëpinë e tyre. Në imazhet e ndara, Miriami shfaqet me një fustan të bardhë elegant, që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve për një detaj të veçantë.

miriam cani alban skenderaj10

Artistja ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve për detajet e fustanit, por çfarë ka shkaktuar më shumë reagime është barku i saj, i cili është dukur më i rrumbullakosur se zakonisht.

miriam cani alban skenderaj8

Ky detaj ka nxitur dyshime dhe spekulime mes fansave të çiftit, të cilët kanë filluar të pyesin nëse ata janë në pritje të ëmbël. Disa prej tyre sugjerojnë se Miriami mund të jetë shtatzënë, duke krijuar kështu një valë pyetjesh dhe komentesh në rrjetet sociale. Megjithatë, deri tani, as Albani dhe as Miriami nuk kanë konfirmuar zyrtarisht asnjë informacion në lidhje me këtë mundësi.

miriam cani alban skenderaj11

Çifti ka qenë gjithmonë i kujdesshëm në mbajtjen e jetës së tyre private, prandaj mbetet të shohim nëse ata do të zbulojnë më shumë detaje në ditët në vazhdim.

Në këtë periudhë festive, dyshja kanë dashur të ndajnë me fansat atmosferën e gëzueshme të festave, duke treguar se çdo moment i kaluar me familjen është i veçantë dhe i paharrueshëm. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka sjellë shumë reagime nga të gjithë ata që i ndjekin dhe i mbështesin.

miriam cani alban skenderaj.2

“Panorama” kontaktoi vetë me këngëtaren, për ta pyetur rreth vërtetësisë së këtij lajmi, por Miriami zgjodhi që të mos përgjigjej. Në një rrëfim përballë Arbana Osmanit në emisionin “Mirëmbrëma yje”, Alban Skënderaj foli për sfidën e organizimit të koncertit të tij të madh në stadiumin “Air Albania’.

miriam cani alban skenderaj

Megjithatë, mbështetja e fortë nga bashkëshortja e tij, Miriam Cani, kishte një rol vendimtar në këtë vendim. Për vite me radhë, Miriami kishte insistuar që ai të merrte guximin për të mbajtur një koncert në stadium, duke i qëndruar pranë me besimin e saj të palëkundur në talentin e Albanit.

“Ka katër, pesë, gjashtë vjet që më ka përsëritur këtë dëshirë dhe ka besuar tek unë 10- fishin e besimit tim,” shpjegoi Albani, duke shtuar se ishin të shumta bisedat dhe debatet që i çuan në këtë vendim.

miriam cani alban skenderaj1

“Vendimin për ta bërë koncertin në stadium e ka marrë Miriami, jo unë. Në fund, ajo kishte të drejtë – interesi dhe dashuria e publikut ishin jashtëzakonisht të mëdha”, u shpreh Albani me mirënjohje për përkushtimin e Miriamit, që e mbështeti në çdo hap.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular