Zbërthimi i bisedave në aplikacionin e koduar SkyEcc, çoi në prangat e policisë javën ish-oficer të anti-drogës në Athinë, një shtetas grek dhe shqiptarin Sandër Pemaj, ky i fundit i dënuar për trafikun e 1.2 ton kokainë nga Karaibet drejt shtetit fqinj.
Nga komunikimet në platformën “Sky ECC”, u zbulua se ata bashkëpunonin me njëri-tjetrin për trafikun e drogës. Oficeri grek Ilia T. raportohet se komunikonte me 45-vjeçarin Sandër Pemaj, i cili konsiderohet një nga personazhet kryesorë të krimit të organizuar shqiptar në Greqi dhe kontrollin nga burgu veprimtarinë kriminale jashtë.
Media greke ka siguruar nga dosja hetimore, disa prej bisedave të kryera mes personazheve.
Në një komunikim një shpërndarës droge kontakton me Sandër Pemaj. Shpërndarësi i thotë: “Është bërë problem i madh, më preu (nënkupton policin)… E ndërpreu bashkëpunimin se u dëgjua lart (në qendër) që më ka mbuluar dhe më thotë më fal, nuk mundemi të vazhdojmë.
Sandër Pemaj i’a kthen: “Budallallëqe thotë. Në një kohë të shkurtër do të thotë “vëlla, po, e kishin gabim. Ndoshta nuk ishte ashtu, ishte diçka tjetër, le të takohemi përsëri”. A e kuptove? Diçka kërkon ai. Diçka të marrë, e di ti”.
Dhe shpërndarësi i përgjigjet: “Ai mund të ketë frikë, por mos na gatuan ndonjë gjë, kam frikë tani, o vëlla. Nuk kam fare besim tek ai, tek tjetri kam plot, me sy mbyllur. Më thotë se dëgjohet shumë lart”.
Ndërsa Sandër Pemaj i’a kthen: “Ndoshta do “kafe” më të madhe”.
Në një tjetër dialog, oficeri i policisë komunikon me Sandër Pemaj ku i thotë: “Të të them, një grek do SKUNK, 100 në muaj jep. Ke?”
Ndërsa në një bisedë tjetër i njëjti oficer policie i kërkon Pemajt, 10 kg kokainë, të cilat i do një njeriu i tij.