Festivali i Këngës Magjike do të zhvillojë këtë mbrëmje natën finale të këtij edicioni që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, ndërsa një lajm jo i mirë po qarkullon nëpër media. Bëhet fjalë për dyshen Arilena Ara dhe Pirro Çako ku thuhet se kanë vendosur të tërhiqen nga gara.
Këtë lajm e ka bërë të ditur “Icon Style”, të cilët thonë se ky vendim do të bëhet publik gjatë mbrëmjes së sotme. Ende nuk dihen arsyjet e këtij vendimi, por nga dyshimet thuhet se dy këngëtarët e kanë ndërmarrë këtë hap për arsyje se fituesi është i paracaktuar.
Kjo nuk është hera e parë që vihet në diskutim vërtetësia e këtij festivali ndërsa nga ana e dy pjesëmarrësve nuk ka akoma një koment.
Pirro Çako dhe Arilena Ara garojnë me këngën “Zero Gradë” të cilët shkëlqyen në natën performuese si dhe kanë fituar zemrën e publikut me hitin e tyre.