Pavaresisht kontributit te tij te cmuar, te padiskutueshem vendimtar per themelimin e te pares force antikomuniste sic ishte PD ne vitin 1990, per menyren se si rrodhen gjerat pergjate viteve deri ne ditet e sotme, ka bere qe ai nder te pare qe hodhi firmen, por dhe themeloi PDSH si dhe degen e PD Tirane, sot ti bej nje lexim krejt ndryshe situate teksa sot ne rrjetin social FB i zhengyer e ndoshta me ironi do te konstatoj me shenimin e tij
“Si sot 34 vjet më parë u ngritëm për të “ri-instaluar diktaturën”
Ky konstatim i z.Hoxha eshte krejt normal kur ke parasysh largimin e te gjithe studenteve te dhjetorit nga PD, te themeluesve dhe kontribuesve. PD u tjetersua totalisht dhe u ndertua me servile dhe njerez pse jo te kapur me dosje nga e kaluara. Ketu ne keten vend te njejte duar, te njejtet aktore mbajten gjithcka nen kontroll dhe jane po ata qe sot duan me force te domoninojne fatet e shqiptareve permes rregullave te lojes te percaktuar prej tyre. Eshte pikerisht kjo qe ka detyruar milione shqiptare te largohen!
Zenel Hoxha, njeri nga themeluesit e Partise Demokratike kujton ditet e veshtira te atij viti 1990 kur duhej te plotesohej lista e themeluesve te PD-se bashke me firmat e tyre.
Nderkohe Zenel Hoxha ishte politikani i ngarkuar me detyrën e organizimit dhe themelimit te PD Tirane. “Kjo ngjarje u shënua vetëm 5 ditë pas themelimit të PD të Shqipërisë. Me 12 Dhjetor u zgjodh Komisioni Nismëtar i PDSH, i cili më ngarkoj detyrën e organizimit të PD Tiranë. Në dy javët e para u themeluan 212 seksione. NISH Profarma ishte seksioni i parë. Kryetar i Seksionit te parë të PD Tirane te NISH Profarma u zgjidh Aleko Gjergo” – do te shrkuante Hoxha para pak kohesh.
Ne fakt, ne ato dite tek njerezit frika nga regjimi ishte me e forte se deshira per Liri dhe Demokraci dhe shume prej tyre nuk guxonin. Sot duke injoruar kurajin e atyre njerezve krijohet fabula artificiale se ate revolucion rinor e komandoi rregjimi komunist.
Ja cfare shkruan Zenel Hoxha ne nje prej postineve te tij ato dite, pra themelimin e PD:
“Fillimi i listes te themeluesve te Partise Demokratike te Shqiperise hartuar tre dite me radhe (13-16) Dhjetor 1990, mezi arritem te plotesojne listen, njerezit nuk guxonin te firmosnin, me goje te gjithe thonin po, por neve na duheshin edhe firmat me nr leter njoftimi, kriter qe kerkohej nga Ministria e Drejtesise e asaj kohe. Duheshin 300 emra me te dhenat dhe firmat e tyre. Te vjen keq qe ky akt kurajoz trajtohet si dicka e zakonshme, e per me teper sikur PPSH dirigjonte situaten, nuk eshte aspak e vertete.
Studentet dhe ne qe ju bashkuam atyre vendosem te vazhdojme ne rrugen tone pa kthim perfshire edhe jetet tona. Nder dhe respekt per studentet, intelektualet, Â profesionistet trima qe me aktin e tyre shume kurajoz nisen rrugen e lirise per popullin tone. Asgje ne bote nuk eshte perfekte, por per nje gje ju garantoj miq, angazhimi yne ishte absolut.“
– shkruan Zenel Hoxha duke publikuar listen me emrat e pare themelues.