Dita e Rinisë, ambasadori i BE Gonzato: Evropa është këtu për t’ju qëndruar pranë në realizimin e ëndrrave tuaja

0
82

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato uroi sot 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë.

Gjatë këtij viti, kam pasur rastin të takoj shumë të rinj shqiptarë të talentuar. Energjia, idetë dhe angazhimi i tyre mund ta shtyjnë vendin më tej në rrugën drejt BE-së”, theksoi Gonzato.

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian varet gjithashtu nga përfshirja aktive dhe zërat e qytetarëve të ardhshëm të BE-së. Nëse aspironi ta shihni vendin tuaj si pjesë e familjes evropiane, bëjeni zërin tuaj të dëgjohet dhe kontribuoni përmes përkushtimit, edukimit dhe pjesëmarrjes tuaj aktive në shoqëri”, shpreh Gonzato.

Evropa është këtu për t’ju qëndruar pranë dhe do të vazhdojë t’ju mbështesë në realizimin e ëndrrave tuaja këtu në Shqipëri. BE-ja është e përkushtuar për krijimin e mundësive, forcimin e arsimit dhe ndërtimin e një shoqërie ku të rinjtë shqiptarë mund të lulëzojnë dhe të formojnë të ardhmen e ndritur që meritojnë”, theksoi Gonzato.