16 vjeçari nga Korça Anxhelo Abidini, pesë ditë me parë është larguar nga banesa pa njoftuar familjarët. Ka qenë nëna e të miturit ajo që ka denoncuar rastin ne polici.
Nëna e të miturit Ermelina Mustafa thotë se shkak i largimit të djalit nga shtëpia ka qenë njoftimi i prokurorisë së Korçës për përfundimin e hetimeve, për procedim penal të nisur ndaj tij, për vjedhjen e një celulari.
I mituri sipas pohimit të nënës është trembur dhe larguar nga shtëpia.
Çfarë thotë nëna e 16-vjeçarit për mediat: Të hënën është larguar, nuk e di arsyen, por i erdhi fleta e gjyqit dhe ai u tremb. Ne e kemi kërkuar. Ditën e mërkurë kam bërë denoncimin. Ne kemi dalë edhe vetë, e kemi kërkuar te të gjithë njerëzit, por ende asgjë. Nuk e di ku mund të jetë, por mund të jetë edhe jashtë vendit, jashtë Korçës.
Nuk di çfarë të them. Njoftimi i gjykatës lidhet me një çështje për një telefon të vjedhur, që ishte ngatërruar këtu e tetë muaj më parë. Djali ishte nën masën detyrim paraqitje. Ju lutem bëj thirrje, kush e gjen të më telefonojë. Djali është në klasën e pestë.
“Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasja E. M., 34 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka kallzuar se më datë 09.12.2024, është larguar nga banesa, djali i saj 16 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njoftoi policia sot.