Bujqësia dhe mungesa e forcës së punës

0
61

Nga Ilir Pilku
Organizohen seminare ku prezantohen Inteligjenca Artificiale ne Bujqesi, perdorimi i droneve, aksesi ne perdorimin e te dhenave satelitore, prezantohen zhvillime te qendrueshme ne shume sektore, agroturizmi si pjese e saj, platforma nga me te sofistikuara, POR, asnje nuk FLET, nuk PREZANTON nje politike te thelle zhvilluese incentivuese se si fuqia punetore te gjej vetveten ne bujqesine Shqiptare.

1). SOT, mijera shqiptare ikin per 3 muaj ne Greqi per te vjelur ullinj, sepse paguhen 60 euro/dita. Bile, politika mbeshtetese/zhvilluese per bujqesine ne Greqi, aplikon nje sistem rregjistrimi qe anashkalon qendrimin 90 ditore per vendet kandidate ne BE. Po ullinjte e Shqiperise kush do ti mbledhe?

2). SOT, mijera shqiptare nga Ana Malit, Shkodra, kalojne cdo dite doganen e Murriqanit dhe Hanit te Hotit, per te punuar ne bujqesi dhe ndertim, duke u paguar 50 euro/dita. Po sherebelen, misrin e qarkut te Shkodres kush do ti sherbeje?

3). SOT, qindra Korcare dhe Pogradecar kalojne doganen e Qafethanes dhe Tushemishtit, per te punuar ne bujqesine e Maqedonise dhe qe paguhen 50 euro/dita. Po mollet e Korces kush do ti mbledhe dhe ti krasise?

4). SOT, qindra Konispoliate, Delviniote ikin ne Greqi per te punuar ne plantacionet me agrume, dhe qe paguhen 60-70 euro/dita. Po mandarinat, portokallet e Xarres, Mursise, Konispolit, Delvines kush do ti mbledhe?

Te hartosh Politika Zhvilluese nuk eshte ndonje veshtiresi per nje profesionist te shkolluar, por veshtiresohet shume kur profesionistet e fushave nuk gjejne vehten ne administraten shteterore, prej POLITIZIMIT te saj.