80-vjetori i nënës, Agron Llakaj: Refuzon ta festojë! Kemi humbur njerëz të shtrenjtë, por…

0
113

Agron Llakaj ka shpërndarë një mesazh emocionues dhe të ngrohtë për nënën e tij, duke e uruar për 80-vjetorin e saj.

Goni shprehet se për vuajtjet që kanë kaluar gjatë viteve të fundit, duke përmendur humbjet e të dashurve dhe lotët që kanë rrjedhur, nëna e tij ka refuzuar që fëmijët, nipër e mbesa t’i festojnë ditëlindjen.

“Gezuar 80 vjetorin mama! Ti ke lindur ne diten e bekuar te Santa Luçia..dhe ke emrin Dritë. E di shume mire qe ne vitet e fundit jemi me lote rrokullisur ne faqe,kemi humbur njerez te shtrenjte dhe ky ishte shkak qe ti nuk pranove te festoje sot por thjesht u gezove me pranine tone te ty. Mama, ti je dhe mbetesh nje heroine per te 7 femijet qe linde dhe rrite,ke punuar ne pune burrash duke sakrifikuar rehatine dhe duke dhene gjithcka qe ne te merrnim jete dhe krahe…,une e kam te gdhendur ne memorjen time gjithcka…,e ste them dot jeto me kujtime te bukura, kemi nje mal dhimbje ne shpirt dhe e kuptoj dhe refuzimin tend. Por une dhe femijet e mi familjarisht te urojme te behesh 100, te kesh shendet dhe jete mama!  E di shume mire qe dhe engjejt tane nga atje lart na dergojne urime per ty. Gezofsh cdo dite mama! “, shkruan Agron Llakaj.