VIDEO/ Gol dhe festë si Kristiano Ronaldo, Odise Roshi spikat në Turqi

0
48

Odise Roshi ka gjetur golin e tretë në Ligën e Parë turke me Erzumspor. Ish-sulmuesi i Kombëtares shënoi gol në minutën e 77-të kundër Istanbulspor, për javën e 16-të të kampionatit.

Goli i Roshit barazoi takimin në 2-2, ndërsa vendasit shënuan sërish për të mposhtur skuadrën e sulmuesit shqiptar. Festa pas golit i shtoi po ashtu vëmendjen Roshit, që “imitoi” Ronaldon.

Goli i 33-vjeçarit erdhi me kokë pas një krosimi nga goditja e dënimit. Ndërkohë më parë kishte asistuar Florian Loshaj për Istanbulspor.

Goli i Odise Roshit: (VIDEO)