Sulm me armë zjarri në një kamp emigrantësh, vriten 5 persona në Francë

0
22

Pesë persona raportohet se janë vrarë nga të shtënat rreth një kampi emigrantësh pranë qytetit Dunkirk të Francës.

Një burrë 22-vjeçar që pretendonte se ishte autori i armatosur u dorëzua në stacionin e policisë pranë Ghyvelde në orën 17:00 me kohën lokale të së shtunës.

Autori i dyshuar i tha policisë se vrau një person, që besohet të jetë 29 vjeç, në qytetin francez Wormhout dhe më pas mori jetën e katër të tjerëve në kampin e refugjatëve Loon-Plage

Reuters raporton se viktimat ishin dy agjentë sigurie dhe dy persona që banonin atje, ndërkohë që autoritetet gjetën tre armë të tjera në makinën e të dyshuarit.

Nuk dihen shkaqet e të shtënave në Wormhout dhe Loon-Plage, ndërsa sipas shoqatës bamirëse Care4Calais, refugjatët janë vendosur në kampet në zonë prej vitesh. Ata janë kryesisht “kurdë ose afganë dhe duke përfshirë këtu shumë familje me fëmijë të vegjël”.