Nga Lutfi Dervishi
Kur vendi po vlon nga debati mbi pensionet, sigurinë në shkollë, dhe shëndetësinë, një lajm na bashkoi të gjithëve: fati personal i një ylli të dikurshëm të skenës.
Dhe çfarë bëjmë ne, populli dixhital i shqetësuar për çdo gjë që ndodh në bote? Shpallim emergjencë kombëtare në Facebook/TikTok/instagram
Askush nuk e ka mendjen te reshjet dhe përmbytjet.
Në mes të histerisë, dikush poston një foto të saj me shenimin: “Nuk e meriton këtë! Ajo këndoi ‘E dua vendin tim!’ kur vendi nuk donte as vetveten!”
Njerëz që as u ka vajtur ndërmend ndonjëherë fjala bamirësi, tani japin zgjidhje po aq të thjeshta sa edhe refrenet e këngëve të saj.
Ndërkohë, qeveria shpall shtyrjen e afatit për ligjin e investitorëve strategjike, por pakkush e vë re, sepse jemi shumë të zënë duke diskutuar në komente nëse Ajo “e la vetë Shqipërinë” apo “e la Shqipëria atë”.
Pra, çfarë mësojmë nga kjo ndodhi do të pyeste Konica? Që populli i një vendi të vogël mund të jetë më i madh në ndjenjat e tij, por vetëm kur bëhet fjalë për dikë që s’ka lidhje me vendin dhe të ardhmen e tij.
Jemi kampionë për të shprehur keqardhjen në distancë!