Të shtëna me armë zjarri në Londër, vritet një grua, plagosen dy persona të tjerë! Policia në kërkim të autorit të armatosur

0
71

Një grua në Britani është vrarë me armë zjarri, ndërsa dy burra kanë mbetur në plagosur.

Policia e Londrës njoftoi se ishin telefonuar për të shtëna rreth orës 21:15 të shtunën mbrëma, në rrugën Gifford në Harlesden.

Gruaja, e cila fillimisht mbeti e plagosur besohet të jetë në të 40-at. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ajo u shpall e vdekur.

Dy personat e tjerë rreth të 30-ave, kanë pësuar gjithashtu lëndime nga sulmi me armë. Njëri prej tyre mbetet në gjendje të rënë, ndërsa tjetri është rikuperuar.

Policia ka nisur një hetim për vrasje, por pa arrestuar askëndet.

Tony Josephs, nga Njësia e Komandës Veri-Perëndimore që  mbulon Brent, tha: “Ky është një incident vërtet tronditës që ka lënë një grua të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur, dhe unë e kuptoj shqetësimin që do të shkaktojë në  komunitetin lokal dhe në të gjithë Londrën”.