Aktorii njohur italian 84 vjecar Pino Caruso ka ndërruar jetë mbrëmjes e kaluar në Romë.Ai kishte kohë që ishte i sëmurë.
“Palermo humb një qytetar të jashtëzakonshëm që ka kontribuar në rilindjen e qytetit”, u shpreh kryebashkiaku Leoluca Orlando.
Në Shqipëri ai është i njohur në filmin “Carabinieri”. Caruso njihet si një ndër të parët aktorë që futi dialektin sicilian në televizion.
Ai dha kontributin e tij në kinema, në teatro, në ekranin e vogël dhe në letërsi.