BallinaKryesoreVIDEO/“14 vite nga liberalizimi i vizave me BE”, Basha: Misioni i radhës...

VIDEO/“14 vite nga liberalizimi i vizave me BE”, Basha: Misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, kujtoi 14 vjetorin e liberalizimit të vizave dhe realizimin e ëndrrës së shqiptarëve për lëvizjen pa viza në BE.

Me anë të një postimi në facebook, Basha shkruan se misioni i radhës është heqja e vizave me aleatin strategjik SHBA-të.

Ai shprehet se kjo mund të realizohet duke luftuar korrupsionin dhe krimin dhe me një qeveri që krijon mirëqenie për shqiptarët dhe jo për një grusht politikanësh.

Postimi i plotë i Bashës:

14 vjet më parë, mundi, sakrifica dhe dëshira e shqiptarëve u bë realitet falë një pune me përkushtim dhe dashuri për vendin tonë.
Shqiptarët nisën të lëvizin pa viza, të bashkohen me familjarët e tyre dhe të trajtohen si qytetarë me dinjitet në gjithë Europën.
Sot, një tjetër mision është përpara nesh: liberalizimi i vizave me SHBA-në, aleatin dhe partnerin tonë strategjik.
Ashtu siç bëmë realitet lëvizjen e lirë në BE, ne mund t’ia dalim të bëjmë realitet heqjen e vizave me SHBA-në.
Ky është angazhimi dhe përkushtimi ynë, që mund ta realizojmë si një vend që lufton korrupsionin dhe nuk bashkëjeton me të, që lufton krimin dhe nuk bashkëqeveris me të, që krijon mirëqenie për shqiptarët dhe jo për një grusht politikanësh, dhe që interesave të qytetarëve nuk u mbivendos interesat personale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular