Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me atentatin ndaj dy shqiptarëvë në Athinë, ku njëri humbi jetën, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Sipas mediave greke, autori i krimit, ende i paidentifikuar është larguar pas ngjarjes me një makinë BMW ix, që e kishte vjedhur.
Ndërsa viktima është identifikuar si Irakli Davella nga zona e Sarandës, ndërsa i plagosuri Edi Lolo.
Burime policore për mediat greke flasin për një ekzekutim mafioz.
Forca të forta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.