BallinaKronikePasi i publikoi fotot në “Snapchat” e goditi me thikë 4 herë...

Pasi i publikoi fotot në “Snapchat” e goditi me thikë 4 herë në shpatull dhe në këmbë, detaje nga sherri i adoleshentëve në Fier: Konflikti u shua pas ndërhyrjes së…

spot_img
spot_img

Detaje të reja janë bërë të njohura rreth konflikti mes adoleshentëve në gjimnazin “Mustafa Hoxha” në fshatin Cakran në Fier, ditën e premte më 13 dhjetor, ku mësohet se mollë sherri është bërë publikimi i disa fotove në rrjetin social “Snapchat”.

Sipas Prokurorisë së Fierit, i mituri me iniciale B.D, i cili është lënë në burg nga Gjykata, goditi me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij gjatë sherrit mes tyre, pasi vetë ai i kishte publikuar të dëmtuarit disa foto në Snapchat, pa pëlqimin e këtij të fundit.

“Nga materiali hetimor i administruar, rezulton se motivi i dyshuar i konfliktit është publikimi i disa fotove në rrjetin social Snapchat, pa pëlqimin e të miturit të dëmtuar”, thotë prokuroria.

Po ashtu, mësohet se adoleshenti i plagosur ka marrë në trup katër plagë, tre në shpatullën e majtë dhe një në pjesën e poshtme të këmbës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në korridorin e katit të tretë të shkollës dhe më pas në njërën nga klasat, ndërsa konflikti mes tyre është ndërprerë si pasojë e ndërhyrjes të mësueses kujdestare.

“Menjëherë pasi është marrë dijeni për ngjarjen, është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e prokurores së gatshme. Janë kryer veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i celularëve dhe provave të tjera materiale, pyetja e Zv/ Drejtoreshës, e disa mësuesve dhe oficerit të sigurisë së shkollës, intervistimi i të miturve duke garantuar zbatimin e dispozitave të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, etj.:, thuhet në njoftim.Autori hesht ne gjykate

Adoleshenti i cili u la në burg nga Gjykata e Fierit, ka heshtur para togave të zeza, duke mos thënë asnjë fjalë lidhur me konfliktin me shokun e tij pak ditë më parë në gjimnazin “Mustafa Hoxha” në Cakran.

Burime bëjnë me dije se adoleshenti me iniciale B. D ka thënë vetëm: “Jam në ankth, nuk jam në gjendje të flas”.

Mësohet se avokati mbrojtës ka kërkuar masë më të lehtë sigurie, atë të arrestit në shtëpi, por gjykata ka vendosur që adoleshenti të qëndrojë në burg.

Dëshmia e të plagosurit

Sipas dëshmisë së të plagosurit, konflikti ka nisur një muaj më parë pas postimit të disa fotove në rrjetet sociale.

“Ai nxori biçakun, gjithmonë e mbante biçakun me vete. Më goditi në shpatull dhe në këmbë. Unë u shmanga, u futa në klasë dhe mbylla derën, për fat të keq nuk e mbaja dot derën për shkak të shpatullës. Ai e hapi derën, në atë moment vjen mësuesja dhe më shpëtoi nga ai djalë”, tha adoleshenti, i cili tha se kërkon drejtësi.

 “Gjithçka nisi duke më bërë foto mua, familjes time dhe shkove të mi, gjithashtu edhe familjes së atyre. Hidhte nëpër telefon foto, ka një muaj ky muhabet, nuk u mbyll me fjalë dhe jemi këtu ku jemi sot. Vuante nga sëmundja besoj, nuk është mirë nga trutë. Nuk është herë e parë që e bën. Ka ndodhur edhe herë tjetër. Kam njoftuar profesorin dhe më ka thënë që është i sëmurë nga mendorja, më ka thënë që i kemi thënë edhe të atit të tij”, tregoi 17-vjeçari.

Njoftimi i Prokurorisë Fier

Konflikti mes të miturve në Shkollën ‘Mustafa Hoxha’, Prokuroria Fier kërkon ‘Arrest në burg’ për të miturin e dyshuar për ‘Vrasje me dashje’ e mbetur në tentativë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, paraqiti kërkesën për masë sigurimi për të miturin B.D që goditi me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij.

Kjo prokurorin regjistroi procedimin penal nr.1933/2024 në ngarkim të të miturit në konflikt me ligjin B. D., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal.

Procedimi lidhet me ngjarjen e ndodhur në orën 07.50 në gjimnazin “Mustafa Hoxha” në fshatin Cakran të Bashkisë Fier, në korridorin e katit të tretë dhe më pas në njërën nga klasat. Nxënësit B.D. dhe H.Xh., janë konfliktuar fizikisht dhe nxënësi B.D. ka nxjerrë nga xhepi një mjet prerës duke i shkaktuar të miturit tjetër katër dëmtime në shpatullën e majtë dhe një në pjesën e poshtme të këmbës. Konflikti është ndërprerë si pasojë e ndërhyrjes të mësueses kujdestare.

Menjëherë pasi është marrë dijeni për ngjarjen, është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e prokurores së gatshme. Janë kryer veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, sekuestrimi i celularëve dhe provave të tjera materiale, pyetja e Zv/ Drejtoreshës, e disa mësuesve dhe oficerit të sigurisë së shkollës, intervistimi i të miturve duke garantuar zbatimin e dispozitave të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, etj.

Nga materiali hetimor i administruar, rezulton se motivi i dyshuar i konfliktit është publikimi i disa fotove në rrjetin social Snapchat, pa pëlqimin e të miturit të dëmtuar.

Nga ana e prokurorisë është paraqitur kërkesa në Gjykatë për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, si dhe po kryhen veprime të mëtejshme hetimore. Kërkesë e cila është miratuar nga Gjykata.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër të miturve, me qëllim mbrojtjen e interesit më të lartë të të miturve dhe parandalimin e këtyre ngjarjeve në të ardhmën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular