Pedagogia, Jonila Godole, ka bërë një postim në rrjetin social Facebook, ku komenton rastin e këngëtares shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila mori vëmendjen e gjithë publikut shqiptar për shkak të ndryshimit të saj rrënjësor, nga artiste në një grua të pastrehë në mes në Nju Jorkut.
Jonila Godole paraqet një këndvështrim ndryshe nga shumica. Ajo thotë se ndjesia e parë e saj për Parashqevinë ishte keqardhja.
“Kam ndjekur zhurmën mediatike këto ditë për Parashqevinë. Ndjesia e parë që pata ishte keqardhja. Si grua, nënë dhe njeri, uroj të rehabilitohet dhe të jetë mirë”, shkruan Godole.
Por pedagogia thotë se Parashqevia nuk është idhulli i saj, pasi ajo e lidh me komunizmin.
Godole thotë se Simaku mori famë në një regjim që nuk investonte për talentin nëse nuk kishe biografinë dhe qëndrimin e duhur ndaj partisë. Dhe ajo sipas Godoles i ka pasur të dyja.
“Ne, si popull, historikisht i falemi idhujve të rremë. Nuk pyesim kurrë se çfarë i kanë dhënë këta idhuj shoqërisë, përveçse çfarë i kanë marrë. Parashqevia mund të vazhdojë të jetë idhulli i gjithkujt, por nuk është idhulli im. Enveri dhe Nexhmija u larguan nga kjo botë, por nuk largokan dot nga mendja dhe zemra adhuruesve të tyre, qoftë edhe nga maja e Amerikës”, shkruan Godole.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FJ.Godole%2Fposts%2Fpfbid033XygxjvhLXiLhRuvQq2yoGnjCYmASsYXMxACaxkBTK4SHMBPbsVe6xEEd6JRhVFl&show_text=true&width=500
Postimi i plotë nga Jonila Godole në Facebook: Kam ndjekur zhurmën mediatike këto ditë për Parashqevinë. Ndjesia e parë që pata ishte keqardhja. Si grua, nënë dhe njeri, uroj të rehabilitohet dhe të jetë mirë.
Ndjesia e dytë lidhej me kontributin e saj në shoqëri, e rritur dhe e kultivuar nga një regjim që e ngjiti në majat më të larta duke i mundësuar suksesin dhe adhurimin.
Së treti, kërkova pak, të dija se si kjo grua mendon, ç’reflektim ka pasur gjithë këto vite që jeton jashtë vendit për të shkuarën, të tashmen… Dhe pasi lexova postimet e saj, kuptova se Parashqevia, si para vitit 1990 ashtu edhe pas tij, ka vazhduar t’i këndojë partisë, dikur në Pallatin e Kongreseve, e më vonë në Facebook e gjetkë.
Parashqevia simbolikisht ka qenë kolona zanore e brezit tim, në një periudhë liberalizimi diku nga fundi i viteve 1980. Mori famë në një regjim që nuk investonte për talentin nëse nuk kishe biografinë dhe qëndrimin e duhur ndaj partisë. Dhe ajo siç duket i ka pasur të dyja. Ne, si popull, historikisht i falemi idhujve të rremë.
Nuk pyesim kurrë se çfarë i kanë dhënë këta idhuj shoqërisë, përveçse çfarë i kanë marrë. Parashqevia mund të vazhdojë të jetë idhulli i gjithkujt, por nuk është idhulli im. Enveri dhe Nexhmija u larguan nga kjo botë, por nuk largokan dot nga mendja dhe zemra adhuruesve të tyre, qoftë edhe nga maja e Amerikës.