BallinaAktualitet“Kam dhembshuri të madhe për një artiste si Parashqevi”- Kompozitori Zhulali: Donte...

“Kam dhembshuri të madhe për një artiste si Parashqevi”- Kompozitori Zhulali: Donte të integrohej në industrinë amerikane! Shteti duhet të marrë përsipër…

spot_img
spot_img

Parashqevi Simaku ka qenë kryefjala e ditëve të fundit. Emri i Simakut erdhi në epiqendrën e publikut pas një video të publikuar në mediat amerikane, ku ajo shfaqej në kushte të vështira ekonomike dhe e pastrehë.

Në video ajo merr ndihma nga fëmijët amerikanë.

Lidhur me këtë çështje foli sot në studion e “Open” në News 24 kompozitori Edmond Zhulali.

Ai tha se Simaku ka qenë një ndër artistet më të mira që vendi ynë ka pasur.

Sakaq ai tha se kishte informacion që Simaku ishte totalisht e tërhequr dhe se nuk ishte mire, por jo në atë pikë.

Edmond Zhulali, kompozitor: Nuk kam bashkëpunime me Simakun, por në vitin 1989 ne organizuam një koncert recital të saj në Peshkopi me 12 këngë. Ishte artiste e vërtetë në të gjithë kuptimin e fjalës, shume e thjeshtë, një vajzë e mrekullueshëm, mbetet një ikonë me interpretime të shkëlqyera.

Solli një frymë të re të kënduarit, solli ndjeshmëri në të kënduarit, ishte shumë e intonuar, kishte aftësi jashtëzakonisht të madhe, kishte ndjesi që e përçonte emocionin e saj te publiku me shumë finesë.

Këto që dolën sot unë i kam ditur por jo gjendjen. Nga informacionet që kemi ne deri në 97 ishte aktive edhe në jetën e muzikës shqiptare në SHBA. Mesa di unë këndvështrimi i saj ishte të integrohej në industrinë amerikane.

Mesa di unë ka qenë një tërheqje totale, edhe në lidhje familjare, ne e kemi ditur që Parashqevia ishte tërhequr, që s’është në gjendja të mirë. Unë e shtoj veten te njerëzit që ka dhembshuri të madhe për një figurë kaq të madhe. Shteti duhet të marr përsipër shumë shumë më tepër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular