BallinaPolitikeIntegrimi Europian, sot Konferenca e Tretë Ndërqeveritare me BE-në! Shqipëria do të...

Integrimi Europian, sot Konferenca e Tretë Ndërqeveritare me BE-në! Shqipëria do të hapë kapitullin e 6-të! Kryeministri Rama kryeson delegacionin

spot_img
spot_img

Në Bruksel sot zhvillohet Konferenca e Tretë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-në, ku do të hapet grup-kapitulli 6 për politikën e jashtme.

Shqipëria do të përfaqësohet me kryeministrin Edi Rama në këtë Konferencë dhe në samitin me liderët europianë që mbahen në Bruksel. Vendi ynë do të hapë kapitullin e 6-të me BE-në, i cili përfshin politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grupkapitullin e 6-të që përfshin Marrëdhëniet e Jashtme, duke përfshirë kapitujt e mëposhtëm negociues: Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e Jashtme; Kapitulli 31 – Politika e Jashtme, e Sigurisë dhe e Mbrojtjes. Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Bazat; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Agjenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme. Pritet të ketë dhe një konferencë për shtyp pas konferencës ndërqeveritare. Takimi në nivel ministror përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit të vendit tonë në BE. Kryeministri Edi Rama, para nisjes për në Bruksel, ku pritet të çelen grupkapitujt e rinj më BE-në për negociatat, u shpreh se dita e sotme është një tjetër moment i rëndësishëm. Rama tha se duhet “dhe t’i mbyllim negociatat para sesa BE të kthehet në humorin e mëparshëm”.

“Nesër kemi një tjetër moment shumë domethënës. Hapim një tjetër grup kapitujsh të negociatave. Kemi shumë besim se do ta kthejmë këtë moment pozitiv dhe të marrim sa më shumë nga BE në aspektin e negociatave dhe t’i mbyllim negociatat para sesa BE të kthehet në humorin e mëparshëm”,- u shpreh kreu i qeverisë gjatë një takimi me ishpunonjës të Policisë së Shtetit. Para takimit me kryeministrin Rama, presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa tha se premtimet për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit nuk janë fjalë boshe.

“Integrimi i plotë i shteteve ballkanike në familjen tonë evropiane është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që ne mund të bëjmë. Të 27 liderët e vendeve anëtare dhe të vendeve të Ballkanit do të mblidhen sërish në Bruksel këtë të mërkurë. E ardhmja e shteteve ballkanike është në BE. Duhet që të jemi seriozë për angazhimet që kemi marrë. Nuk janë fjalë boshe. Ne po investojmë për paqen dhe përparimin për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Ne po investojmë për të ardhmen tonë të përbashkët. Në këto kohë të pasigurta, më shumë se kurrë, ne duhet që të punojmë së bashku”, – deklaroi Antonio Costa.

Më 15 tetor, Shqipëria hapi 5 kapitujt e parë të anëtarësimit që trajtojnë çështje themelore si Gjyqësori, të Drejtat Themelore, Drejtësia, Prokurimet, Statistikat, Siguria dhe Kontrollin Financiar. Në këtë ritëm të shpejtë negociatash po vlerësohet roli i institucioneve të pavarura të drejtësisë si SPAK-u në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kryeministri Rama synon që procesi i negociatave të përfundojë në vitin 2027, në mënyrë që Shqipëria të jetë anëtare e plotë e Bashkimit Europian përpara vitit 2030

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular