BallinaPolitikeBaton Haxhiu: Veliaj i ka bërë dëm Ramës më shumë se opozita,...

Baton Haxhiu: Veliaj i ka bërë dëm Ramës më shumë se opozita, arrogant që nuk fshehu as paratë po i la t’i gjente SPAK!

spot_img
spot_img

Analisti Baton Haxhiu, u shpreh se dëmi që i ka ardhur Edi Ramës nga Erjon Veliaj, nuk i ka ardhur as nga opozita. Haxhiu, gjatë debatit me analistët, Bushati dhe Shkullaku, tha se fakti që Erjon Veliaj e dinte që po hetohej dhe nuk fshehu paratë e gjetura në kompaninë e bashkëshortes së tij, tregon se ka kërkuar të sfidojë drejtësinë dhe vetë Ramën. Gjithsesi Haxhiu, u përpoq të përjashtonte nga akuzat për inceneratorin Veliajn dhe bashkë me të edhe Ramën, duke theksuar se akuzat e ngritura tani nga SPAK për Veliajn, janë tejet të rënda. Këto deklarata Haxhiu i bëri në emisonin Çim Peka Live në Syri TV.

Duhet të sqarojmë një gjë, Bushati dhe Shkullaku s’kanë besim ndaj SPAK. E konsiderojnë drejtësi të dirigjuar…

Shkullaku ndërhyn: Pse e konsdierojmë këtë e di? Ti e lexon ndryshe unë e lexoj ndryshe….

Haxhiu: Problemi është do i besojmë apo jo prokurorisë. Nëse do i bësojmë prokurorisë, më të rëndë për një lider dhe një njeri publik, se ajo që i prokuroria i ka dërguar gjkykatës nuk ka. Burgu është diçka tjetër.

Shkullaku: Deri më tani s’ka aktakuzë Baton..

Haxhiu: Akoma nuk e kanë vendosur, se akuza e thotë, korrupsion, shpërdorime detyre, transaksion, ryshfet familjar 100 të zezat. Një prokurori kur i thotë këto dhe po bën një spektakël që quhet ngritje aktakuze. Nuk ka asgjë tjetër vetëm se aktakuza (i drejtohet Shkullakut) ti e do pak të shpejtë aktakuzën, se e keni një qëndrim qytetar por pjesën tjetër e keni politik sepse doni që forca e këtij individi në zgjedhje të bjerë…

Shkullaku: Pra mua më intereson të fitojë opozita. Mund të fitojë dhe Rama të fitojë kush të dojë…. ç’lidhje ka Veliaj!

Haxhiu: Kemi të bëjmë me një njeri që në institucionin që drejton korrupsioni është serioz. Tani ne po flasim për kohën e aktakuzës…

Shkullaku: Jo po flasim për cilësinë e aktakuzës…, për çfarë e akuzon?

HaxhiuPo ne se dime se çfarë korrupsioni akuzohet…

ShkullakuThuaj pra që se di…

Bushati: O Baton kjo është si të akuzosh një vrasës për fyerje…. ja kjo është.

Haxhiu: Nëse ne po flasim për Arbër Veliajn, nëse po flasim për nënën, gruan vjehrrën kemi të bëjmë me një mozaik të akuzës që nuk është shndërruar ende në aktakzuzë. Nëse tërë familja përfshihet në tërë këtë, s’mund të thuhet më shumë se kaq!

Peka: Çfarë lidhje ka, gruaja e Veliajt, nëna, bashkëshortja, vëllai me Inceneratorin e Tiranës? Te inceneratori s’është se kanë ndërhyrë këtë. Atë e ka bërë Veliaj me Ramën, a mund të ma sqarosh këtë?

Haxhiu: Po hyra të flas për inceneratorin, dyhet ta fillojmë nga fillimi. Inceneratori i ka fillesat në vitin 2018 kur u prish koalicioni i PS me LSi-në. Aty ka filluar pastaj, ka finalizuar me incenertaorin e Tiranës. Dëmin më të madh që i është bërë PS dhe Edi Ramës, nuk i ka ardhur më shumë as nga  Sali berisha, as nga Ilir Meta  se sa i ka ardhur nga Erjon Veliaj. Sepse ai është brenda familjes dhe faji i tij është më i rëndë. Nuk shpëlahet…

Shkullaku: Pra ti po thua se akuza e SPAK është e rëndë dhe me këtë akuzë, SPAK po vepron jashtë kontrollit të pushtetit?

Haxhiu: Unë po flas brenda ligjshmërisë. Nëse për një kohë të gjatë ne kemi konstatuar se ne veliaj është personi pretendues për të marrë pushtetin e Edi Ramës, nuk dij se çfarë mund të bënte një kryeministër me fuqinë e tij për ta ndalur këtë proces. Mund të themi se atij nuk i duhet më dhe e ka lëshuar vetë… Këto janë interpretime politike dhe nuk me interesojnë.  Fakti që prokuroria jep këto konstatime të rënda, dhe pushteti nuk ndërhyn do të thotë se pushteti ka distanca higjenike me drejtësinë. Ajo që më mundon më shumë me një njeri që ka qenë tre mandate kryetar i bashkisë së Tiranës është arroganca e tij. Arroganca dhe lehtësia për të vepruar me institucionet e drejtësisë, duke e ditur se do të kontrollohet, i gjenden lekët aty 215 mijë dollarë…

Peka: Pse duhet t’i kishte fshehur?

Haxhiu: Natyrisht që do duhej t’i kishte fshehur, sepse ajo është shenjë e arrogancës. Sepse ti duke qenë në hetim, duke t’i gjetur dhe lekët duke qenë dhe kryetar i bashkisë mendon se do të qëndrosh brenda pushtetit të arrogancës tënde është çështje serioze e njerit. Nuk e di se çfarë doni, nëse doni  një varje publike është problemi juaj, une po flas për rolin e drejtësisë. Shkullak dhe Bushat, ne duhet ta dallojmë çfarë është menaxheri. Kryetari i bashksië nuk është gjë tjetër vetëm se menaxher. Ai ka menduar se është kryeministër, kryeministri edhe qeveria marrin vendime kolegjiale dhe kanë ndëshkime kryesisht me votë. Kryetari i bashkisë s’ka imunitet nga këto gjëra…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular