Në Shqipëri, shtysa drejt energjisë së rinovueshme ka pësuar zhvillim, sidomos në potencialin e lartë për energji diellore, për shkak të klimës mesdhetare.
Ndërsa vendi ynë varet fuqimisht në energjinë hidrike për prodhimin e energjisë, një zgjidhje premtuese janë panelet fotovoltaike, duke u ofruar bizneseve dhe banesave një përfitim të qëndrueshëm ekonomik.
Qeveria shqiptare ka prezantuar politika për nxitjen e investimeve në drejtim të energjisë së rinovueshme, duke përfshirë incentiva financiare dhe subvencione si: subvencion i qeverisë për Konsumatorët Familjarë deri në masën 70% për panelet diellore, apo proceset konkurruese (ankandet) për panelet fotovoltaike, me një kapacitet të instaluar ndërmjet 10 MW dhe 100 MW (përfshirë).
Një interes në rritje për panelet fotovoltaike shfaqet sidomos në sektorët si prodhim dhe agrikulturë, për të reduktuar kostot operacionale dhe ofruar mbrojtje nga luhatjet në tregun e energjisë.
Investimi në teknologjinë fotovoltaike në Shqipëri shihet jo vetëm si një mundësi për të krijuar siguri energjetike për kompanitë, por gjithashtu si një mënyrë për të përmbushur objektivat mjedisorë, një aspekt ndaj të cilit është përkushtuar dhe Banka OTP Albania, ndër bankat lider në treg:
“Banka OTP Albania përkushtohet në mbështetjen e bizneseve drejt zgjidhjeve të energjisë së rinovueshme. Nëpërmjet shërbimeve dhe produkteve të dedikuara për klientët e biznesit, ofrohen zgjidhje të përshtatura financimi për panelet fotovoltaike që nxisin pavarësinë e energjisë dhe kosto më të ulëta.” – shprehet z. Alban Eltari, Menaxher i Departamentit Mid Corporate dhe Leasing-ut, në Divizionin e Biznesit të OTP Bank Albania, i cili ndan përmes një interviste më poshtë, strategjinë që Banka OTP aplikon në financimin dhe mbështetjen e energjisë së rinovueshme.
Cili është qëllimi (koncepti) i paneleve FV dhe mënyrat sesi bizneset mund të përfitojnë prej tyre?
Panelet fotovoltaike kanë për qëllim shndërrimin e rrezatimit diellor, në energji elektrike.
Bizneset mund të përfitojnë përmes kësaj teknologjie me ndërtimin e centraleve fotovoltaike për prodhim energjie (në bazë të një license apo koncesioni), ose nëpërmjet ndërtimit të paneleve fotovoltaike për vetëkonsum: në këto raste, biznesi ndërton një panel në tarracën e godinës së biznesit, apo në një mjedis të afërt (gjithmonë me lejen nga autoritetet). Energjia nga këto panele konsumohet dretpërdrejt nga biznesi, me qëllim reduktimin e kostos.
Kur flasim për këtë teknologji i referohemi emisioneve zero CO2, kostove më të ulëta të energjisë, ku koha e kthimit të investimit (ROI) është 5 – 10 vjet (në varësi të teknologjisë së përdorur dhe vendndodhjes). Vlen të theksohet dhe pavarësia energjitike përmes reduktimit të varësisë nga furnizuesit e jashtëm të energjisë, si dhe rritja e aftësisë për të kontrolluar burimet energjitike. Synimi i Bankës OTP Albania është të mbështesë teknologjinë e gjelbër, duke kontribuar kështu në zhvillimin dhe avancimin e teknologjive të reja dhe të qëndrueshme.
Avantazhet kyçe në përdorimin e paneleve fotovoltaike janë shumë-dimensionale, duke përfshirë aspektin e gjelbër, si edhe atë reputacional me përkushtim ndaj energjisë së vetë-qëndrueshme. Kështu, një rol të rëndësishëm në vendim marrje për këto financime në OTP Bank Albania, luan edhe Sektori i Politikave të Kreditimit & ESG, në Divizionin e Riskut, ku për këto aspekte shprehet znj. Brunilda Muça.
A mund të përmendni opsionet e financimit për panelet fotovoltaike, duke u fokusuar tek avantazhet që mundëson Banka OTP Albania për bizneset që synojnë drejt zgjidhjeve të gjelbra?
Banka OTP Albania financon investime në panele fotovoltaike përmes kushteve shumë lehtësuese si:
- Financim për përdorim vetjak, deri në vlerën 500 mijë euro, si p.sh. thjesht bllokimin e paneleve diellore si garanci
- Gjithashtu, mundësohet 100% financim për bizneset me risk të ulët dhe 90% për ato me risk të lartë
Banka OTP natyrisht orientohet nga fleksibiliteti tepër i lartë dhe nxitja për të financuar, por kjo përcaktohet rast pas rasti.
Si i përshtat OTP Bank zgjidhjet financuese për të përmbushur nevojat unike të çdo klienti biznesi që investon në energjinë e rinovueshme?
Afati dhe strukturimi i kredisë është i personalizuar, në bazë të karakteristikave të projektit dhe të biznesit përkatës. Banka OTP ka një staf të dedikuar i cili ka eksperiencën e duhur për të përshtatur financimin sipas nevojave të klientit, duke respektuar kuadrin rregullativ të politikave të bankës dhe njëkohësisht ta bëjë atë të përballueshëm nga biznesi, pa krijuar shtrëngime në menaxhimin e fluksit të parasë.
Gjithashtu, ekzistojnë disa kritere të përcaktuara, si kushte minimale dhe maksimale (solar power policy requirements), të cilat rishikohen çdo vit për t’u përshtatur me kërkesat e tregut dhe teknologjisë në këtë fushë. Në varësi të kërkesës specifike të klientit, banka ka fleksibilitet dhe mundësi përshtatje, pothuajse në çdo situatë.
Cilat janë kriteret që duhet të plotësojnë bizneset për financimet deri në 100% të investimit?
Opsioni i financimit 100% ekziston vetëm për panelet fotovolatike për vetë-konsum. Kriteri i vetëm është që të kemi një biznes të besueshëm, funksional me një historik të qëndrueshëm dhe me aftësi të mira paguese. Gjithashtu, për biznesin është e nevojshme që kursimi energjitik që derivon nga instalimi i këtyre paneleve, të justifikojë marrjen e një kredie bankare, 100% të vlerës.
Si e vlerësoni adaptimin e paneleve FV në procesin e biznesit dhe ndikimin e përgjithshëm të tyre në tregun energjitik?
Panelet për vetë-konsum kanë treguar që kanë qenë opsion i mirë, veçanërisht në momente kur ka patur rritje të fortë të çmimit të energjisë, sidomos bizneset që janë intensive nga ana e konsumit të energjisë, si ato të prodhimtarisë të cilat kanë përfitime të mëdha në uljen e kostove dhe përmirësimin e marzheve të fitimit.
Cilat janë trendet që jeni duke shqyrtuar në sektorin bankar, për sa i përket financimit të projekteve të energjisë së rinovueshme?
Strategjia afat-mesme e Bankës OTP Albania përcakton matës konkretë për rritjen e portofolit të gjelbër. Hidrocentralet Fotovoltaike janë tërheqës dhe banka jonë ka prirjen për t’i financuar. Tendenca është të kemi një portofol të rëndësishëm në këtë fushë, po ashtu dhe në projekte me energjinë e erës.
Banka OTP Albania do të vazhdojë të mbështesë financimet e hidrocentraleve, si shtylla kryesore e sistemit energjitik shqiptar, megjithatë duhet theksuar se ato janë në një fazë pjekurie pasi ka pak, ose aspak projekte të reja.
Mendohet që në 5 vitet e ardhshme do të kemi 3-5 GWp fuqi centralesh fotovoltaike të instaluar. Kjo do të kërkojë vendosjen e kapitaleve të rëndësishëm nga bankat në këtë sektor.