Mbledhja e parlamenteve Shqipëri-Kosovë/Basha: Amendamenti im për 50 mln euro ndihmë ushtarake pengohet në Kuvend

0
42

Mbledhja e parlamenteve Shqipëri-Kosovë/ Basha: S’është koha për dukje, por për vepra. Amendamenti im për 50 mln euro ndihmë ushtarake pengohet në Kuvend

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një intervistë për Report TV, komentoi planin për mbledhjen e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, duke theksuar se është një shfaqje për qëllime elektorale dhe propaganda politike. Ai solli në vëmendje propozimin e tij për ndihmë vjetore prej 50 milionë eurosh për Kosovën, dhe akuzoi Ramën dhe Berishën për bashkëpunim në bllokimin e këtij amendamenti.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Një mbledhej e dy parlamenteve të Shqipërisë dhe të Kosovës. Dua një koment dhe nga ana juaj për këtë pas një mungese të gjatë të mbledhjeve të dy qeverive.

Lulzim Basha: Kjo është fakti që mbledhja e qeverive ndonëse edhe ajo nuk ka prodhuar rezultatet për të cilat bëheshin tam-tame të mëdha, prap se prapë nuk ka ndodhur as ajo. Ndaj, shumëkush qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë ka ngritur pikëpyetje mbi këtë eveniment dhe jo pak ka ngritur pikpyetje edhe mbi keqpërdorimin electoral apo paraelektoral që mund t’i bëhet një sesioni të tillë. Nuk është koha për dukje, është koha për vepra. Dhe këtu dhe njëherë dua të vë në pah bashkëpunimin e heshtur të Edi Ramës me Sali Berishën. Ka një vit që unë kam çuar në Kuvend një projekt propozim për një amendament për buxhetin e shtetit dhe buxheteve të ardhshme të shtetit, për një ndihmë jetike për Kosovën vjetore, ndihmë ushtarake në vlerën prej 50 milionë eurosh. Në një buxhet të Shqipërisë që këtë vit harxhon këtë vit 7.2 apo 7.3 miliardë euro, kjo shumë është totalishte përballueshme thjesht dhe vetëm duke reduktuar abuzimet dhe shpenzimet abusive për orendi, për makina për luks qeveritar. Mirë Edi Rama nuk e çon, sepse ai edhe këtë çështje që duhej të ishte parimore, e sheh në optikën e ngushtë të luftës politike, e keni dëgjuar ndonjëherë Sali Berishën apo njerëzit e tij ta ngrejnë zërin për këtë amendament? Sigurisht që jo. Bashkë i bllokojnë si amendamentin për Kosovën, ashtu edhe amendamentin për SPAK-un. SPAK-un Sali Berisha frontale, ky bën sikur e lavdëron dhe i pret fondet. Bashkë bllokojnë ligjin për vettingun e politikanëve, bashkë bllokojnë propozimin për heqjen e imunitetit të parlamentarëve. Pra, është e qartë që një bandë që realisht hajdutërie, me në krye Edi Ramën, ka një bandë mburoje me në krye Sali Berishën. Të koordinuar në imtësi dhe pastaj të kapur në zullume të këtilla, përpiqen të bëjnë shfaqje propagandistike bajate. Në Prishtinë nuk mbahet asgjë tjetër veçse një session turpi ku parlamentarët shqiptarë, ose nuk duhet të shkojnë, ose duhet të shkojnë kokëulur.