Një legjendë e gjallë e artit shqiptar, aktor dhe artist i madh, fjalët për të përshkruar Mehdi Malkajn do të ishin të pafundme, për atë që i ka dhënë e vazhdon t’i japë Shqipërisë dhe shqiptarëve për vite e vite me radhë.
I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Malkaj ka rrëfyer vështirësitë dhe dramat që ka kaluar në jetë, e një ndër to ishte dhe vdekja e nënës në moshë të re.
Malkaj ka treguar se nëna e la kur ai ishte ende 5-vjeç dhe se babai u martua pak vite më vonë. I pyetur nëse e pranuan njerkën në fillim, Malkaj tha se askush nuk e hëngri bakllavanë që ajo kishte gatuar.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: U martua shpejt babai?
Malkaj: Nuk e mbaj mend këtë, por besoj që po. Diku nga klasa e katërt isha unë.
Borakaj: E pranuat ju?
Malkaj: Në atë kohë nuk ishte e pranon apo jo. E bëri halla atë muhabet, nuk diskutohej më. Por njëra bëri bakllava, nuk e hëngri njeri.