Klodiana Lala: Nëse duam të flasim për Parashqevin, ta nisim nga dosjet e Sigurimit të Shtetit, jo nga bishti

0
30

Gazetarja Klodiana Lala e ka cilësuar shoqërinë shqiptare, shoqëri të gjirizeve, duke thënë se “morëm një artiste dhe e shkatërruam totalisht”, referuar rastit të këngëtares Parashqevi Simaku.

“Ne jemi shoqëria që morëm një artiste dhe e shkatërruam totalisht. Jemi shoqëria e gjirizeve, që po i rrëshqiti këmba njërit, e vdesim”, tha ajo.

Sa i takon mënyrës së reagimit të madh që solli rishfaqja e Simakut, si një e pastrehë në SHBA dhe mënyrës sesi u trajtua, Lala tha se “nëse duam të flasim për Parashqevi Simakun, duhet ta nisim nga dosjet e sigurimit të shtetit, jo nga bishti”.

Lala: Ne marrim një moment, dhe për njëmijë arsye, dikë, ose e lartësojmë, ose e vdesim komplet. Nuk dua të futem në debat, sepse është debat shumë i gjerë, duke filluar nga mënyra sesi Sigurimi i trajtoi artistët, në mënyrën sesi Parashqevi Simaku shko në majë, në mënyrën sesi të ngjashmit e vetë përfunduan në internim.

Të hapen dosjet e Komunizmit, nuk mund të shihet vetëm fundi fare. Jemi të pandershëm si shoqëri ne. Nuk mund të shihet vetëm fundi dhe ta përdorim si mish për top dikë. Ca për klikime e ca për interesa.

Është një histori që nis herët, nis që kur ca vajza të bukura u shfaqen e ’85 dhe nisën të këndonin. Ka të bëjë me sigurimin e shtetit, mënyra e largimit nga Shqipëria. Nuk mund të shihet aq ngushtë.

Nëse dikush do të kishte interes ta ndihmonte, mund ta bënte në heshtje të plotë. Mund t’ia zbukuronte jetën një gruaje.

Nëse duam të flasim për Parashqevi Simakun, duhet ta nisim nga dosjet e sigurimit të shtetit, jo nga bishti.