BallinaRajoniDyshimet se është larguar nga vendi, Prokuroria e Shkupit kërkon fletarrestim ndërkombëtar...

Dyshimet se është larguar nga vendi, Prokuroria e Shkupit kërkon fletarrestim ndërkombëtar për Artan Grubin

spot_img
spot_img

Prokurorët kanë kërkuar fletarrestime ndërkombëtare për ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin, dhe ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, të cilët janë duke u hetuar në një rast për përvetësim të pasurisë së paligjshme.

Kërkesa e prokurorëve vjen pasi Gjykata Themelore e Shkupit urdhëroi 30 ditë paraburgim për Grubin dhe Bajramin.

Prokurorët besojnë se Grubi dhe Bajrami janë të “pakapshëm për autoritetet” në lidhje me hetimet në fjalë, pasi besohet se ata janë larguar nga vendi.

Prokuroria Themelore Publike në Shkup tha në një komunikatë se do t’i kërkojë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut publikimin e fletarrestimeve kombëtare dhe një deklaratë për lëshimin e fletarrestimeve ndërkombëtare për Grubin dhe Bajramin.

Sipas Prokurorisë, Grubi, si i dyshuar i dytë në këtë rast, akuzohet se ka lehtësuar një procedurë të paligjshme për furnizimin me terminale (VLT), pavarësisht njohurive se Lotaria Shtetërore nuk kishte të drejtë të organizonte në mënyrë të pavarur lojëra elektronike të fatit, brenda territorit të Maqedonisë së Veriut.

Sipas Prokurorisë, dëmi i shkaktuar në Lotarinë Shtetërore kap vlerën e rreth 8.2 milionë eurove.

Grubi dhe Bajrami rrezikojnë dënime me burg deri në pesë vjet nëse shpallen fajtorë.

Policia i bastisi shtëpitë e Grubit dhe Bajramit ditë më parë, megjithatë ata nuk u gjetën në shtëpi në atë kohë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha ditë më parë se Grubi, së bashku me një biznesmen, janë larguar nga Maqedonia e Veriut drejt Kosovës, më 15 dhjetor, me një veturë me targa diplomatike, kurse për Bajramin, tha se “ ai për një kohë të gjatë është jashtë territorit të Maqedonisë së Veriut”.

Grubi, i cili rishtazi u fut në listën e zëzë të SHBA-së për korrupsion, e ka mohuar se ka ikur nga vendi, duke thënë se ndodhet jashtë vendit “për një vizitë private”.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi të martën pasdite se më 13 dhjetor u ngritën padi penale edhe ndaj gjashtë personave të tjerë, të dyshuar për veprat – “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, “marrje ryshfeti”, dhe “keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, ndarje të marrëveshjeve për furnizim publik ose partneritet publik-privat”, në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë së Veriut.

Në mesin e të dyshuarve janë edhe ish-kryeministri dhe ish-lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Dimitar Kovaçevski, si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Metodija Dimovski, të cilët akuzohen për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”./rel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular