BallinaSocialeEMRAT e kontribuesve/600 trëndafila, rreth 3 mijë pemë e kënde lojrash iu...

EMRAT e kontribuesve/600 trëndafila, rreth 3 mijë pemë e kënde lojrash iu shtuan Parkut të Paskuqanit në 1 muaj

spot_img
spot_img

Parku i liqenit të Paskuqanit ka patur dhe vazhdon të ketë vëmendjen maksimale të kryetarit të Bashkisë Kamëz Rakip Suli. Zona tashmë totalisht e transformuar fal investimeve të kryera me fondet e bashkise dhe që ende vazhdojnë, sikurse prioritet absolut i është dhënë dhe gjëlbërimit të zonës duke e kthyer një një oaz të vërtet pushimi i vetëm për banorët e Paskuqanit të gjithë Bashkisë Kamëz por madje dhe nga Tirana çdo ditë vijnë qytetarë për të kaluar pasditen në këtë mushkëri të gjelbër dhe të pastër. Kryetari i Bashkise Kamez Rakip Suli ka qene tejet aktiv, duke patur nje vemendje dhe perkushtim maksimal dhe fal kontributit te institucionit si dhe bashkepunimit te ngushte me komunitetin ka mundur ta shnderroje totalisht. Z.Suli ka mirenjohje dhe falenderim maksimal me emër mbiemër për cdo bashkeqytetare te tij qe i eshte bashkuar kesaj nisme qe sot ben krenar secilin.
Kontributi ka qenë i jashtëzakonshëm jo vetëm nga vetë institucioni Bashki, administratë, shkollat, bizneset por dhe qytetarët të cilët duan të japin sadopak dicka për qytetin.  Nga ana e tij kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka shprehur Mirënjohje për mbështetjen në ruajtjen dhe shtimin e gjelbërimit si dhe falenderuar secilin për kontributin e dhënë!  Vetëm ditët e fundit të vitit 2024 angazhimi dhe ndërgjegjia qytetare ka qenë e madhe për shtimin e sipërfaqes së gjelbëruar. Më konkretisht 600 trëndafila i shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, si kontribut nga Ndërmarrja e Pastrimit. Familja  Spartak Pasmaçiu i shtoi 35 pemë të reja parkut, 200 pemë u dhuruan nga sipërmarrësi Besim Belba e gjithashtu dhe 200 pemë nga sipërmarrësi Sokol Daku. 80  pemë të reja ju shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit , falë kontributit të Emri Totës dhe Nezir Mollës për të vazhduar me kontributin e  Edmond Nuçellarit, i cili dhuroi 50 pemë të tjera  për të zbukuruar parkun tonë. “Ditë të mbarë nga Parku i Liqenit të Paskuqanit: do të shkruante z,.Suli , ku u shtuan dhe 270 pemë  si dhuratë nga sipërmarrësit dhe qytetarët: Hyqmet dhe Baki Basha – 100 pemë , Selaudin Abazi – 50 pemë, Besnik Cera – 100 pemë, Gezim Bala – 20 pemë.  Në një prej ditëve të tjera në Parkun e Liqenit të Paskuqanit, ku mbollëm 50 pemë, falë kontributit të qytetarit Enver Tarja pa harruar as 40 pemët e reja falë kontributit të familjes së Mariglen Bushpepës. Nderkohe 50 pemë të reja iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të Qerim Kaziut
Nga Parku i Liqenit të Paskuqanit z.Suli  ku së bashku me sipërmarrësin e “Aza Complex”, Zef Lleshi i shtuan edhe 100 pemë të reja parkut. 200 pemë të tjera i shtuam Parkut të Paskuqanit, falë kontributit të stafeve mësimore dhe nxënësve të shkollave të qytetit ku veç kësaj sasie 60 pemë iu shtuan Parkut të Liqenit të Paskuqanit, falë kontributit të stafit të shkollës 9-vjeçare “Ahmet Zogu” në Bathore. Nga Parku i Liqenit të Paskuqanit z.Suli së bashku me Flamur Lahin, administrator i “Scrap Albania”, i shtuan parkut 60 pemë të reja si dhe 350 pemë të tjera falë kontributit nga administrata e Bashkisë Kamëz dhe një ditë më parë po nga administrata Parku i Liqenit të Paskuqanit i shtuam 1200 pemë. Ndërkohë në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, së bashku me miqtë tanë të pandashëm të #WorldVisionAlbania, inauguruan këndet e lojërave në:  Parkun e Liqenit të Paskuqanit, shëtitoren Bathore, Qendër-Kamëz. Zoti Suli ka një falënderim i veçantë për World Vision Albania për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vyer me Bashkinë Kamëz .

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular