Ka humbur jetën mjeku Vanion Cinari, i cili mbeti i plagosur në aksidentin e shënuar ditën e djeshme pranë Saukut.
Cinari mbeti i plagosur rëndë nga aksidenti i trefishtë, edhe pse u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës, ai nuk ja ka dalë t’ju mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Nga aksidenti po ashtu mbeti e plagosur edhe Alba Shehaj 32 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shoqata e Anestezisteve & Reanimatoreve të Shqipërisë ka ndarë foton e mjekut që ka hubur jetën teksa i ka shprehur ngushëllime familjes për humbjen e madhe.
“Dite e trishte per shoket,koleget,profesoret dhe gjithe personelin e QSUT.Me hidherim te thelle njoftojme se u nda nga ne nje model korrektese dhe miresie, Vanion Çinari, specializanti i Sherbimit te Anestezi-Reanimacionit!
Ngushellime te ndjera familjareve,miqve dhe shokeve te Vanionit! U prehsh ne paqe mik dhe koleg i shtrenjte”, thuhet në postim.