Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar pasditen e djeshme për abuzim ndaj dy vajzave të mitura.
Sipas mediave greke, shqiptari për 5 vite të tëra ka abuzuar me vajzën e tij mitur, si dhe me vajzën e mitur të ish-bashkëshortes së tij.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mes viteve 2016 dhe 2021 në zonën komunës Pylos Nestoros, ku autori i dyshuar jetonte me ish-bashkëshorten.
50-vjeçari ndaj të cilit ishte shpallur një urdhër-arresti është lokalizuar në Messina dhe është arrestuar.
“Një 50-vjeçar i huaj është arrestuar pasditen e djeshme (16.12.2024) në Messini, nga efektivë të Drejtorisë së Policisë Messini, pasi ndaj tij ishte në pritje një urdhër-arresti nga Hetuesja e Parë e Kalamatës, për abuzim të të miturit”, thotë policia greke.