BallinaSocialeWizz Air dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës festojnë arritjen historike të 6...

Wizz Air dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës festojnë arritjen historike të 6 milionë pasagjerëve të transportuar në Shqipëri

spot_img
spot_img

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mirëpret me krenari pasagjerin e tij të 10 miliontë për vitin 2024. Ky sukses thekson rritjen e jashtëzakonshme të TIA-s dhe rolin e rëndësishëm të Wizz Air në arritjen e këtij rezultati, duke transportuar pothuajse 6 milionë nga këta pasagjerë.

Ky moment historik përfaqëson një vit rekordesh për Wizz Air dhe TIA-n, duke reflektuar rritjen e Shqipërisë si një qendër për turizëm dhe tregti. 15 pasagjerë fatlum të Wizz Air, të cilët fluturonin nga dhe drejt Tiranës në ditën e festimit, morën kupona specialë me zbritje për blerjen e tyre të ardhshme me Wizz Air.

Si transportuesi më i madh që operon nga ky aeroport, Wizz Air vazhdon të zgjerojë rrjetin e saj, duke ofruar opsione udhëtimi të përballueshme në më shumë se 50 destinacione, në 15 shtete. Me 10 avionë të bazuar në TIA, kompania me kosto të ulët ka operuar gati 30 mijë fluturime këtë vit me një normë përfundimi prej 99.4%, një nga rezultatet më të mira në industri. Që nga fillimi i operacioneve në vend në vitin 2017, Wizz Air ka transportuar afro 15.5 milionë pasagjerë nga dhe drejt Tiranës.

Mauro Peneda, Drejtor Menaxhues i Wizz Air Malta, u shpreh: “Jemi shumë të kënaqur që kemi kontribuar në arritjen e këtij rekordi të jashtëzakonshëm të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe që kemi transportuar 60% të pasagjerëve së aeroportit këtë vit. Wizz Air është krenar që lidh Shqipërinë me Europën dhe përtej, përmes rrjetit tonë të gjerë dhe çmimeve të përballueshme. Krahasuar me vitin 2023, kemi shtuar 2 milionë vende shtesë për shitje në vitin 2024. Jemi krenarë që jemi linja ajrore kryesore në rajon dhe që forcojmë lidhjet me vendin – më shumë se 300 qytetarë shqiptarë punojnë si ekuipazhi ynë. Ne mbetemi të përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me TIA-n për të mbështetur rritjen e tij dhe lidhjet me Shqipërinë.”

Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, shtoi: “Ky është një moment historik për TIA-n, dhe jemi krenarë që kemi arritur 10 milionë pasagjerë në vitin 2024. Partneriteti i fortë me Wizz Air ka qenë kyç në arritjen e këtij suksesi. Së bashku, po krijojmë më shumë mundësi për shqiptarët dhe vizitorët ndërkombëtarë.”

Ndërsa TIA feston këtë arritje të jashtëzakonshme, aeroporti shikon drejt së ardhmes me një entuziazëm të ripërtërirë. Planifikimet janë tashmë në proces për të zgjeruar dhe modernizuar infrastrukturën e tij, duke siguruar që të vazhdojë të përmbushë kërkesat e një numri gjithnjë e në rritje të udhëtarëve. Duke forcuar partneritetet me linjat ajrore si Wizz Air dhe duke përmirësuar shërbimet e tij, TIA është e përkushtuar për të konsoliduar pozicionin e Shqipërisë si një destinacion në zhvillim në skenën globale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular