Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në në lagjen “24 maji” të qytetit të Vlorës.
Sipas raportimeve paraprake thuhet se persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj një makine ku ndodheshin 2 persona të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital.
Momentalisht mësohet se kanë mbetur të plagosur Kevin Hajrulla dhe një person tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen e njohur si ‘Çole” të qytetit bregdetar, ndërsa policia ka rrethuar vendngjarjen. Më pas autorët kanë djegur makinën në autostradën Vlorë-Fier.