BallinaAktualitetPlas në Kuvend/Noka kapet fizikisht me Shehajn, i merr dhe i hedh...

Plas në Kuvend/Noka kapet fizikisht me Shehajn, i merr dhe i hedh celularin në sallë

spot_img
spot_img

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në sallën e kuvendit të Shqipërisë gjatë seancës plenare. Teksa deputeti i “Mundësia” Agron Shehaj ka tentuar të bllokojë foltoren e Kuvendit, ai është përplasur me sekretarin e përgjithshëm të PD-së Flamur Noka.

Ky i fundit është përleshur me të dhe më pas i ka marrë celularin me të cilin po bënte video dhe ia ka hedhur disa metra tutje.

Noka e ka akuzuar Shehaj se e ka futur kryebashkiaku Erion Veliaj për tu prishur punë deputetëve të pozitës.

Në këtë moment ka ndërhyrë edhe Garda e Republikës për të shmangur një përplasje të mëtejshme, ndërkohë që i kanë sjellë edhe celularin Shehajt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular