Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar detaje nga protesta e radhës që do të mbahet më 23 dhjetor. Në një intervistë televizive, Berisha ka paralajmëruar një marshim dhe bllokim, duke theksuar se do të jetë aty ku janë qytetarët, të cilët sipas tij mezi presin të rrëzojnë qeverinë.
Berisha ka deklaruar gjithashtu se protesta e 23 dhjetorit do të jetë e fuqishme dhe se ka një skenar të fortë, me tronditje të mëdha brenda saj. Ai ka akuzuar ministrat dhe deputetët e qeverisë për shmangien e debateve dhe ka theksuar se kjo është një nga arsyet pse qytetarët janë të revoltuar.
“Marshim dhe bllokim më 23 dhjetor. Do të jem aty ku janë qytetarët. Qytetarët mezi presin të rrëzohet qeveria. Ka presion ndaj tyre. Të zvarrisësh një ish-president, një ish-kryeministër pa asnjë akuzë, është akt terrorizues, më i madhi pas ekzekutimit të një personi. Njerëzit kanë një urrejtje ndaj tyre. Kanë ca video që shpërndajnë, pa asnjë impakt. Ministret bëjnë raporterin, dhe atë se bëjnë dot. Nuk vijnë në asnjë debat. Debatet në studio janë të domosdoshme, por ato nuk vijnë. Parashikojmë një protestë të fuqishme. Skenari i saj është i fuqishëm. Ka tronditje të madhe brenda”, u shpreh Berisha.