Sali Berisha lëshoi akuza të rënda ndaj ish-ambasadorit amerikan Donald Lu e ish-ambasadores së BE-së Romana Vlahutin.
Ai tha se ata janë dy diplomatët më të korruptuar në historinë e diplomacisë evropiane dhe asaj botërore.
Berisha rrëfeu edhe një bisedë me ta në zyrën e tij lidhur me vettingun.
Kreu i PD-së akuzoi dy diplomatët dhe organet e vettingut janë marrë me gjueti shtrigash.
“Nuk lejohet vetingu për korrupsionin sepse faktikisht e përdor atë për gjah shtrigash.
Tani unë si dëshmitar i atyre proceseve, u them ju, garancitë absolute për vettingun kanë qenë rishqyrtimi i dosjeve kriminale.
Dhe kam parasysh një bisedë që kam zhvilluar me dy ambasadorët më të korruptuar në historinë e diplomacisë evropiane dhe botërore, Donald Lu dhe Romana Vlahutin në zyrën time.
Unë u them atyre, ju kërkoni këtë proces për të shqyrtuar dosjet, pajtueshmërinë e tyre me ligjin.
Ku i keni ju ato njerëz, nga do i gjeni ju këta inspektorë, këta gjykatës, se këta duhet të jenë njerëz të kualifikuar që të gjykojnë gjykatësit?
Kemi plot, më thanë, kemi plot, i kemi në pension, do i marrim, do i sjellim.
Ky ishte mashtrimi ku e bazuan piramidën. Ju garantoj se ky ka qenë kriteri më i fundit dhe më i papërfillur në procesin e punës së tyre.
Janë marrë vetëm me gjeueti shtrigash. Prokurores në fjalë nuk pranonin se i ati i ka kthyer rrogën, ndërkohë që Irenës me 5 mbiemra i pranojnë se ish-bashkëshortja e burrit i ka dhënë para hua”, tha Berisha.