Jo vetëm pensionistët/Miratohet shpërblim edhe për një kategori punonjësish të administratës. Kush përfiton

0
171

Përveç pensionistëve është edhe një tjetër kategori qytetarësh që do të marrin shpërblim në fundvit. Qeveria ka rishikuar buxhetin e vitit 2024 me akt normativ ku përveç bonusit të pranverës për pensionistët ka përcaktuar edhe shpërblim për një kategori të caktuar punonjësish të administratës.

Në tabelat që shoqërojnë buxhetin e këtij viti është përcaktuar një fond prej 120 milionë lekë për ‘Shpërblim punonjësve mbështetës të administratës publike’.

Burimet raportojnë se në këtë kategori do të përfshihen shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit dhe protokollit. Edhe pse fondi i vendosur në dispozicion është përcaktuar në rishikimin e buxhetit nuk bëhet ende e ditur shuma sesa do të përfitojnë kjo kategori punonjësish të administratës. Por ky nuk është ndryshimi i vetëm që i është bërë buxhetit të këtij viti.

Qeveria ka ulur fondin për bujqësinë dhe gjithashtu i ka dhënë një fond prej 2 mld lekë në formën e kredisë Albcontrolit, ka shtuar ndjeshëm fondet për transportin rrugor, si dhe ka caktuar 173.3 milionë lekë për 6 bashki për “Rivitalizimin e tregjeve tradicionale”.

Me këtë rishikim buxheti janë ulur ndjeshëm shpenzimet e institucioneve dhe janë hapur zëra të tjerë siç janë shpërblimet apo kredine për albcontrol.